LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Prizren, tre të vdekur dhe tre të lënduar

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.


“Po mund të konfirmoj si rast, se tre persona kanë vdekur në aksident dhe tre tjerë janë lënduar, për më shumë detaje merret njësiti i autostradave”, tha ai.

Telegrafi mëson se viktimat janë të moshës  rreth 20-vjeçare.

Viktimat janë: L.S, M.D dhe N.B.

(Pamjet e aksidentit të cilat janë duke qarkulluar në rrjetet sociale) /Telegrafi/