Plakja është një betejë me gravitetin dhe graviteti fiton gjithmonë
Ndërsa shumë pjesë të trupit bëhen gjithnjë e më të dobëta çdo vit, ekziston një pjesë që shpesh rritet në madhësi me kalimin e viteve – veshët tanë.
Nëse e keni vënë re se kjo po ju ndodh edhe juve, mos u shqetësoni. Ky është një fenomen krejtësisht normal dhe i padëmshëm.
Pse veshët tanë bëhen më të mëdhenj ndërsa plakemi?
Otorinolaringologia dr. Nina Shapiro shpjegoi se veshët në fakt shtrihen me kalimin e viteve, transmeton Telegrafi.
“Ashtu si indet e tjera të fytyrës si faqet dhe nofullat kanë tendencë të shtrihen, po ashtu edhe veshët. Ndërsa plakemi, nivelet tona të kolagjenit ulen. Kjo i jep më shumë ‘shtrirje’ lëkurës dhe kërcit, gjë që çon në shtrirjen e këtyre indeve”.
“Pjesët funksionale të veshit, duke përfshirë membranën timpanike, kockat dhe strukturat e veshit të brendshëm, nuk preken”.
Kush është më i prirë për zmadhimin e veshëve?
Ekspertja thotë se ‘veshët e zmadhuar’ mund të jenë për disa arsye.
“Ata me muskuj dhe lëkurë më të lirshme të fytyrës mund të jenë më të prirë ndaj shtrirjes së kërcit të veshit dhe llapës së veshit”, thotë ajo.
Mjekja shtoi se ndryshimi në vesh mund të lidhet edhe me gjenetikën; megjithëse nuk e dimë ‘gjenin e veshit’, mund të shohim se anëtarët e familjes kanë forma dhe madhësi të ngjashme të veshëve.
Pasojat e mbajtjes së vathëve
Mjekja otorinolaringolog thotë se shtrirja e veshit mund të jetë edhe pasojë e mbajtjes së vathëve.
“Individët që mbajnë piercing ose ata që mbajnë vathë të rëndë, mund të kenë llapë veshësh më të gjatë dhe më të shtrirë me kalimin e moshës. Nëse mbani vathë, sigurohuni që të mos jenë shumë të rëndë dhe të mos flini me ta”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje