LAJMI I FUNDIT:

Holanda rrugës për të bërë kanabisin plotësisht të ligjshëm

Holanda rrugës për të bërë kanabisin plotësisht të ligjshëm

Përdoruesit e kanabisit në dy qytete holandeze do të mund ta konsumojnë marijuanën në mënyrë të ligjshme për herë të parë derisa autoritetet atje do të fillojnë një testim që do të zgjeronte tolerancën ndaj marijuanës në ligjshmëri të plotë.

“Moment historik”, tha ministri i shëndetësisë, Ernst Kuipers, të premten teksa skanoi kutinë e parë të kanabisit legal në kafenenë Baron në qytetin jugor të Bredës, transmeton Telegrafi.


Ekziston një keqkuptim i madh se kanabisi është plotësisht i ligjshëm në Holandë, një vend që njihet si shtëpia e kafeneve të famshme dhe tërheq vizitorë, konsumues të kanabisit.

Në fakt, konsumimi i saj ekziston në një zonë gri të ligjshme, të cilën qeveria shpreson ta shuajë me testimin katërvjeçar që do të fillojë në qytetet Breda dhe Tilburg.

Konsumimi i sasive të vogla të kanabisit është i paligjshëm, por policia zgjedh të mos e zbatojë ligjin si pjesë e një politike “tolerance” që ka qenë në fuqi nga vitet e 70-ta.

Megjithatë, prodhimi i kanabisit dhe furnizimi i kafeneve me kanabis është gjithashtu i paligjshëm, por kjo nuk tolerohet, që do të thotë se prodhuesit dhe pronarët e kafeneve duhet të operojnë në hije.

Kjo ka çuar në përfshirjen e bandave, me një rritje të lidhur me krimet e vogla dhe sjelljen antisociale që zyrtarët shpresojnë ta ndalojnë nëse testimi rezulton i suksesshëm.

“Organizatat kriminale u përfshinë në treg kriminal dhe për këtë arsye pronarët e kafeneve vareshin nga tregu kriminal dhe kjo duhej të ndalonte”, tha për Agence France-Presse kryetari i bashkisë së Bredës, Paul Depla.

Prodhimi i kanabisit do të kufizohet në një pjesë të vogël të fermave, ku do të bëhet edhe monitorimi nga afër, përpara se kafenetë të furnizohen me këtë substancë.

Ky hap i rëndësishëm nga shteti holandez mund të sjellë në të ardhmen legalizimin edhe të substancave të tjera të ngjashme.

Niveli i përbërësve të kanabisit gjithashtu do të matet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori