LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nuk do të pranojë më imamë nga Turqia, do të trajnojë klerikët brenda vendit

Gjermania nuk do të pranojë më imamë nga Turqia, do të trajnojë klerikët brenda vendit

Gjermania do të ndalojë pranimin e imamëve të dërguar nga Turqia dhe në vend të kësaj do të trajnojë klerikët myslimanë që jetojnë aty në një përpjekje për të inkurajuar integrimin, tha të enjten ministria e brendshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky hap vjen pas arritjes së një marrëveshjeje me grupin ombrellë turko-islamik DITIB për të hequr gradualisht imamët e huaj dhe për të trajnuar 100 imamë në vit në Gjermani për t’i zëvendësuar ata, tha ministria në një deklaratë.

DITIB është shoqata më e madhe islame në Gjermani dhe menaxhon 900 xhami.


Kritikët kanë akuzuar shoqatën, një degë e Presidencës së Çështjeve Fetare në Ankara, se vepron si një krah i zgjatur i qeverisë turke në Gjermani.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser tha se marrëveshja ishte “një moment historik i rëndësishëm për integrimin dhe pjesëmarrjen e komuniteteve myslimane në Gjermani”.

“Ne kemi nevojë për udhëheqës fetarë që flasin gjuhën tonë, njohin vendin tonë dhe mbështesin vlerat tona”, tha Faeser.

“Ne duam që imamët të përfshihen në dialogun ndërmjet feve dhe të diskutojnë çështjet e besimit në shoqërinë tonë”.

Ka rreth 5.5 milionë myslimanë që jetojnë në Gjermani, sipas Konferencës Gjermane të Islamit (DIK) — rreth 6.6 për qind e popullsisë.

Dhe deri vonë, shumica dërrmuese e imamëve në Gjermani ishin trajnuar jashtë vendit, kryesisht në Turqi.

Ish-kancelarja Angela Merkel foli fillimisht në favor të trajnimit të imamëve në tokën gjermane në vitin 2018, duke i thënë parlamentit se “do të na bëjë më të pavarur dhe është e nevojshme për të ardhmen”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Shkencëtarët paralajmërojnë për Sindromën Kessler - çfarë është ajo dhe si po e rrezikon planetin tonë?

Shkencëtarët paralajmërojnë për Sindromën Kessler - çfarë është ajo dhe si po e rrezikon planetin tonë?

Botë
Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar

Azia
Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit nga zjarret në Kaliforni

Imazhet satelitore shfaqin shkallën e shkatërrimit nga zjarret në Kaliforni

Amerika
Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat

Evropa
Kalo në kategori