Përplasje të forta janë shënuar në hyrjet kryesore të parlamentit mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre socialistë.
Ishin ligjvënësit demokratë ata të cilët bllokuan dy hyrjet kryesore të parlamentit dhe nuk lejuan kolegët e Partisë Sociaslite të hynin në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Pas përplasjeve, deputetët e PS mundën të hynin nga një hyrje tjetër. Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, kolegët socialistë hynë nga dritarja e tualetit.
Bardhi shihet në një video ku përplaset fizikisht me një nga punonjësit e Gardës.
Pas nisjes së seancës deputetët demokratë që ishin në sallë ndezën tymuese dhe tentuan të bllokonim punimet e seancës plenare.
Përplasje të forta u panë dhe mes deputetëve të tjerë të opozitës dhe Gardës së Republikës.
Shtyrje fizike dhe përleshje ndodhën në derën e hyrjes kryesore të parlamentit.
Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën e efektivët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre.
Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një efektiv të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.
Deputetët e PD pretendojnë se Garda po bllokon me të padrejtë që të hyjnë dhe deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar.
Ndërkohë, ka zgjatur vetëm tetë minuta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e shoqëruar përsëri me kaos dhe tymuese të hedhura nga deputetët e opozitës. Seanca u mbyll pa diskutime për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.
Megjithatë, deputetët e mazhorancës kanë arritur të miratojnë me 74 vota pro rregulloren e re për Kuvendin e cila parashikon masa më të forta ndëshkuese për deputetë të cilët krijojnë kaos të Kuvend.
Sipas ndryshimeve të reja, deputetët mund të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit në rast të shkeljes së rregullores. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje