LAJMI I FUNDIT:

25 vjet nga rasti “Panda”, Kurti: Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serb edhe pas një çerek shekulli

25 vjet nga rasti “Panda”, Kurti: Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serb edhe pas një çerek shekulli

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda”, në Pejë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook Kurti ka shkruar se më 14 dhjetor 1998, autoritetet serbe inskenuan vrasjen e  të rinjve serb në kafiterinë “Panda”, në Pejë.

Ai theksoi se Serbia i vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë.


“Pas këtij rasti, më shumë se 150 shqiptarë u arrestuan në Pejë. Më 17 dhjetor 1998, u arrestuan edhe Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami. Më i madhi prej tyre ishe 22 vjeç, ndërsa më i riu 17”, ka shkruar Kurti.

Rasti "Panda", rrëfimi i ish të burgosurit për përjetimet mizore në burgjet serbe - u propozua që lokali të shpallet muze
Lexo po ashtu Rasti "Panda", rrëfimi i ish të burgosurit për përjetimet mizore në burgjet serbe - u propozua që lokali të shpallet muze

Tutje ai tha se: “Ata u burgosën në Pejë, ku u torturuan në mënyra ҫnjerëzore. Në qershor 1999, me rreth 400 të burgosur të tjerë, u dërguan në burg në Leskovc të Serbisë.

Në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të gjashtit të pafajshëm. Ata u dënuan me nga një vit burg për shkelje të rendit publik. Një muaj më pas, me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare, pesë nga ta u liruan. Behar Bajri u mbajt në burg deri më 6 dhjetor 2000”.

Kryeministri i vendit u shpreh se përderisa të rinjtë shqiptarë të burgosur padrejtësisht ende i vuajnë pasojat e torturave brenda burgjeve serbe, në Serbi ende askush nuk është dënuar për këtë rast.

“Prindërit e të vrarëve kanë kërkuar që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dëshmojë lidhur me deklaratat e tij.  Ai kishte thënë se “krimi në “Panda” nuk është bërë nga shqiptarët”.

Shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serb edhe pas një çerek shekulli. Sikurse vazhdon të mos pranojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-99.

Kjo heshtje flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës. Dëshmon për lidhjen e ngushtë mes mosnjohjes të së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohjes së pavarësisë sonë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori