LAJMI I FUNDIT:

Hovenier e cilëson të rëndësishëm takimin Maqedonci-O’Brien: Thelbësor, bashkëpunimi në sektorin e sigurisë

Hovenier e cilëson të rëndësishëm takimin Maqedonci-O’Brien: Thelbësor, bashkëpunimi në sektorin e sigurisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka mirëpritur takimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maçedonci dhe ndihmëssekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Jim O’Brien.

Hovenier vlerëson lartë këtë takim, duke e konsideruar si një hap vendimtar, dhe vë në theks nevojën vitale të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë, që është kyç për të arritur objektivat e përbashkëta me Kosovën.


“Takimi i sotëm mes ministrit Ejup Maqedonci dhe ndihmëssekretari Jim O’Brien shënon një moment të rëndësishëm në partneritetin tonë. Bashkëpunimi ynë në sektorin e sigurisë është kritik për të realizuar ambiciet tona të ndërsjella me Kosovën, përfshirë mbështetjen për integrime të plota të Kosovës në strukturat evropiane dhe ato euroatlantike”, shkroi Hovenier në rrjetin social “X”.

Në takim me Maqedoncin, ndihmesekretari O’ Brien ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut, Programin e Partneritetit për Paqe dhe NATO.

Çfarë parasheh Partnerieti për Paqe?

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.

Programi përfshin pothuajse çdo fushë të aktivitetit të NATO-s, si: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1,600 aktivitete.

Në kuadër të këtij programi, më 1999 disa shtete dërguan forca paqeruajtëse në Kosovë në kuadër të misionit të aleancës në Kosovë, KFOR. Atëbotë ishin vendosur në Kosovë afër 50,000 ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-s. Sot në Kosovë janë mbi 3,700 trupa nga 28 shtete të botës.

Nga shtetet e rajonit, në Partneritetin për Paqe bëjnë pjesë Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, dhe Bosnjë e Hercegovina.

Serbia, e cila është deklaruar kundër anëtarësimit në NATO, është pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit Euroatlantik (EAPC), që ka 50 anëtarë dhe ka për qëllim bashkëpunimin politik midis 30 shteteve të NATO-s dhe 20 shteteve të Partneritetit.

Në EAPC bëjnë pjesë edhe Rusia dhe Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori