LAJMI I FUNDIT:

Lansohen tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit

Lansohen tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sot tri shërbime të reja elektronike për tatimpaguesit: udhëzuesi interaktiv për obligimet tatimore, kalkulatorët tatimorë si dhe vegla për raportimet online të evazionit tatimor.

Në eventin për prezantimin e këtyre inovacioneve ishin prezent zv.ministri i Financave, Punës dhe Transfereve – Avni Zogiani, drejtori në Zyrën për Rritje Ekonomike në USAID – Dega në Kosovë, Alexander Albertine si dhe zv.drejtori Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

“Digjitalizimi dhe zvogëlimi i barrës administrative janë disa nga prioritetet tona si MFPT dhe në lidhje me këtë kemi digjitalizuar shumë shërbime. Prezantimi i këtyre veglave digjitale në ATK mundëson shërbime më të qasshme për qytetarët dhe i kontribuon reformimit të brendshëm të ATK-së”, tha zv.ministri Zogiani


Ndërsa, Drejtori në Zyrën për Rritje Ekonomike në USAID deklaroi se “ USAID do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë e Kosovës në projekte që synojnë rritjen ekonomike. USAID vlerëson progresin e bërë për të përmirësuar procedurat drejt shërbimeve sa më efikase”.

Zv. drejtori i ATK, Murtezaj deklaroi “veglat digjitale të prezantuara sot rrisin kualitetin e shërbimeve të ofruara për qytetarët”.

Murtezaj gjithashtu falënderoi MFPT – në dhe USAID për përkrahjen e deritanishme.

Në pjesën e dytë të eventit pasoi një diskutim i hapur së bashku me panelistët nga bizneset dhe OJQ – të me theks të veçantë tek digjitalizimi dhe ofrimi i shërbimeve tatimore sa më të lehta dhe efikase për qytetarët.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori