LAJMI I FUNDIT:

Burri rreh gruan në Tropojë, kunati hakmerret, përfundojnë të dy në burg

Burri rreh gruan në Tropojë, kunati hakmerret, përfundojnë të dy në burg
Foto: Ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tropojë pasi akuzohen për dhunë në familje. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale L. M., 45 vjeç, banues në fshatin Cerrnicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe.

Ndërkohë, në pranga është vënë edhe shtetasi E. M., 36 vjeç, vëllai i 39-vjeçares, pasi dyshohet se ka dhunuar shtetasin L. M..

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 45 vjeç, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 39 vjeçe.


Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, vëllai i 39-vjeçares, banues në fshatin Cerrnicë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. M., se 36-vjeçari e ka dhunuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, për 39-vjeçaren u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tropojës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori