LAJMI I FUNDIT:

Pioli konfirmon prezencën e Leaos për duelin ndaj Newcastle

Pioli konfirmon prezencën e Leaos për duelin ndaj Newcastle

Stefano Pioli ka konfirmuar se Rafael Leao është i gatshëm për të startuar ndaj Newcastle në ndeshjen me rëndësi jetike për kuqezinjtë dhe me Piolin që e di se Milani duhet të fitojë patjetër.

Milan do të udhëtojë për në “St James Park” teksa janë të pozicionuar në vendin e katërt në grup, por ende kanë shanse që të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 më të mirave, në rast se mposhtin Newcastlen dhe nëse PSG-ja humbet ndaj Dortmundit në “Signal Iduna Park”.


Gjatë konferencës për shtyp, Pioli tha se ai dhe ekipi i tij janë në dijeni të plotë për situatën në të cilën ndodhen dhe e dijnë se çfarë duhet të ndodh mbrëmjen e së mërkurës.

“Ne e dimë se çfarë na pret neve, kush është kundërshtari dhe çfarë atmosfere do të ketë. Do të jetë testi i parë i këtij sezoni”, ka thënë fillimisht Pioli.

Florenzi: Sfida ndaj Newcastle gjithçka ose asgjë për Milanin
Lexo po ashtu Florenzi: Sfida ndaj Newcastle gjithçka ose asgjë për Milanin

Kur u pyet nëse kjo ishte ndeshja me e rëndësishme në karrierën e tij si trajner i Milanit, Pioli tha se deri në këtë fazë të sezonit është më e rëndësishmja.

“Është shumë e rëndësishme, ne kemi luajtur shumë ndeshje të nivelit të lartë, por deri më tani këtë sezon, definitivisht është ndeshja më e rëndësishme”, shtoi ai.

“Ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe rëndësinë e të qenurit në Evropë. Ne presim të zhvillojmë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të vështirë”.

Ndërkohë, kur u pyet për gjendjen e Leaos, tekniku i Milanit konfirmoi se gjithçka është në rregull dhe ai do ta nis nga minuta e parë.

Zyrtare: Ibrahimovic rikthehet te Milani
Lexo po ashtu Zyrtare: Ibrahimovic rikthehet te Milani

“Ai është mirë dhe do të luajë që nga minuta e parë”, kishte thënë shkurtimisht Pioli.

Në fund ai nuk u la pa u pyetur edhe për rikthimin e Zlatan Ibrahmovic në klub, për të cilin tha se është një vlerë e shtuar e klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

Premier League
Kalo në kategori