Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot Komunën e Kaçanikut, për të parë nga afër projektet transformuese që kryetari Besim Ilazi me ekipin e tij po realizojnë në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Krahas punës së madhe të qeverisjes lokale, komuna dhe qytetarët e Kaçanikut po ballafaqohen edhe me sfida të shumta e diskriminim të madh nga Qeveria Kurti.
Në komunikatën e PDK-së thuhet se është viti i katërt me radhë që Kaçaniku përjashtohet nga ndarja e buxhetit për investime të reja kapitale nëpër komuna nga ana e Qeverisë.
“Secili qytetar i Kosovës duhet ta dijë se Qeveria aktuale e kryeministrit Kurti po i penalizon qytetarët në baza partiake dhe politike. Është viti i katërt që Komuna e Kaçanikut nuk e merr asnjë cent nga Qeveria qendrore. Është një diskriminim i egër. Është një përjashtim i papranueshëm, sepse qytetarët anembanë Kosovës kanë votuar për parti të ndryshme, por Qeveria e ka për obligim që t’u shërbejë të gjithëve. Ashtu siç po u shërben të gjithëve kryetari Besim Ilazi”, ka thënë kryetari Krasniqi.
Më tej, ai ka shtuar se katër komuna nga tetë që udhëhiqen nga kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës, kryesisht nga rajoni i Ferizajt dhe Drenica, nuk e kanë marrë asnjë cent nga Qeveria e Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm.
“Kjo është e papranueshme. Ky diskriminim duhet të përfundojë, sepse institucionet janë të të gjithë qytetarëve, dhe duhet t’u shërbejnë të gjithëve, pa dallim”, ka thënë më tutje kryetari i PDK-së.
Përtej mungesës totale të mbështetjes nga ana e Qeverisë, kryetarin Krasniqi e ka inkurajuar përkushtimi i madh i kryetarit Ilazi dhe ekipit të tij, për të realizuar jo vetëm premtimet që i kanë dhënë në fushatë para dy vitesh kur kanë marrë besimin e qytetarëve të Kaçanikut edhe për një mandat, por edhe për t’i tejkaluar ato.
“Sot jemi këtu në sheshin e qytetit, i cili do të jetë një projekt transformues. Një projekt që është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe që vërtetë po e ndryshon fytyrën e qytetit të Kaçanikut. Projekt që është kryekëput punë e qeverisjes lokale, pa mbështetjen e Qeverisë qendrore”, ka thënë Krasniqi.
Në fund, kryetari Krasniqi ka thënë se edhe në Kaçanik, shihet një model i qeverisjes, që në nivelin qendror po ju mungon qytetarëve.
“Ky është modeli i mbajtjes së premtimeve. Ky është modeli i kryerjes së punëve. Ky është modeli i shërbimit ndaj qytetarëve – që Partia Demokratike e Kosovës e ka instaluar tashmë në komunat që udhëhiqen nga kryetarët nga radhët e saj, e që do ta sjellë edhe në nivelin qendror”, ka përfunduar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se kryetarin Krasniqi e njoftuan me shqetësimet, problemet dhe brengat me të cilat po ballafaqohen Komuna dhe qytetarët e Kaçanikut.
“Në fakt, sot jemi këtu në një vizitë tek sheshi i qytetit, projekt që investohet kryekëput nga investimet e Komunës, për shkak që siç e kemi potencuar shpeshherë, edhe kësaj radhe, investime nga niveli qendror, është viti i tretë i kësaj qeverisje që nuk kemi. Siç e kemi parë, edhe në vitin e katër të qeverisjes, Komuna e Kaçanikut prapë është lënë anash. Një qeverisje qendrore katër vjeçare që për qytetarët e Kaçanikut ka menduar zero investime”, ka thënë kryetari Besim Ilazi.
Megjithatë, ai ka thënë se me buxhetin komunal, janë përpjekur që t’iu dalin zot qytetarëve të Kaçanikut me projekte të ndryshme – edhe pse kërkesat dhe nevojat e tyre, në mungesë të mbështetjes nga Qeveria, janë më të mëdha sesa mundësitë buxhetore.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi kanë vizituar edhe punët që po zhvillohen në nënkalimin e qytetit, Muzeun e Qytetit, rinovimin e objektit të Handikosit, Qendrën e Mjekësisë Familjare të Kaçanikut dhe kompaninë e suksesshme që merret me prodhimin e thasëve të letrës, “Eurothes”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë