LAJMI I FUNDIT:

Vdiq në vendin e punës, policia jep detaje për rastin e 18-vjeçarit në Ferizaj

Vdiq në vendin e punës, policia jep detaje për rastin e 18-vjeçarit në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një 18-vjeçar ka humbur jetën ditën e shtunë në Ferizaj, derisa ishte duke punuar.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje mbi ngjarjen tragjike, duke njoftuar se i riu derisa ishte duke punuar i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Sipas mjekëve, vdekja e tij ka qenë natyrore megjithatë hetimet vazhdojnë, transmeton Telegrafi.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

Ferizaj, 18-vjeçari vdes në vendin e punës
Lexo po ashtu Ferizaj, 18-vjeçari vdes në vendin e punës

Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

I riu që vdiq në vendin e punës në Ferizaj është nga Shtimja, Aliu: Dhimbje e madhe për qytetarët e komunës sonë
Lexo po ashtu I riu që vdiq në vendin e punës në Ferizaj është nga Shtimja, Aliu: Dhimbje e madhe për qytetarët e komunës sonë

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/