LAJMI I FUNDIT:

Pas kërkesës nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, TikTok bën disa ndryshime për përdoruesit nga Kosova

Pas kërkesës nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, TikTok bën disa ndryshime për përdoruesit nga Kosova

Me iniciativë të Komisioneres për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku ka realizuar një takim me përfaqësues të platformës TikTok.

Agjencia për Informim dhe Privatësi për qëllim të informimit të drejtë të përdoruesve nga Kosova, ka kërkuar nga platforma TikTok që të publikojnë Politikat e Privatësisë në gjuhën shqipe, të përcaktojë moshën e pëlqimit dhe pëlqimin prindëror për përdoruesit nga 13-16 vjet dhe të emërojë një përfaqësues ligjor për Kosovë.

“TikTok së fundmi ka njoftuar Agjencinë se Politikat e Privatësisë i kanë bërë publike në gjuhën shqipe, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjithashtu, TikTok ka ndryshuar moshën minimale të lejuar nga 13 vjeç në 16 vjeç, në përputhje me kërkesën e Komisioneres dhe legjislacionin aktual në fuqi”, thuhet në njoftimin e AIP.


Agjencia për Informim dhe Privatësi thotë se do të vazhdojë përpjekjet e saj për të garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale për përdoruesit e aplikacionit TikTok në Kosovë.

“Ky veprim vjen në kontekstin e rritjes së ndërgjegjësimit dhe nevojës për mbrojtjen e integritetit të të dhënave personale në mjediset dixhitale”, vijon njoftimi.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, këshillon prindërit apo kujdestarët ligjor që të monitorojnë përdorimin e aplikacioneve nga fëmijët e tyre, si dhe të flasin me fëmijët mbi sjelljen e duhur në internet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori