LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial zgjedh edhe dy kryeprokuror në Prishtinë dhe Gjakovë

Këshilli Prokurorial zgjedh edhe dy kryeprokuror në Prishtinë dhe Gjakovë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar sot takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi janë zgjedhur kryeprokurorët e tri prokurorive të rëndësishme të vendit, me ç’rast fillimisht anëtarët e KPK-së votuan me shumicë votash dhe zgjodhën Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale, duke filluar nga 1 janari 2024.


Gjithashtu, në të njëjtin takim, KPK-ja votoi edhe për zgjedhjen e kandidatit të vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili u zgjodh me një mandat katërvjeçar, duke filluar nga 1 janari 2024.

KPK rizgjedh Blerim Isufajn kryeprokuror të Prokurorisë Speciale
Lexo po ashtu KPK rizgjedh Blerim Isufajn kryeprokuror të Prokurorisë Speciale

Po ashtu, nën pikën tre të këtij takimi, Këshilli votoi edhe për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, prokuror i kësaj prokurorie, i cili do të udhëheqë këtë prokurori gjatë katër vjetëve të ardhshëm, duke filluar nga 1 janari 2024.

Zgjedhjes së kryeprokurorëve u ka paraprirë trajtimi i Raportit të Komisionit për Rishqyrtim dhe trajtimi i dy raporteve të paneleve vlerësuese./Telegrafi/