Nga: Olena Halushka dhe Andrii Mikheiev / The Guardian (titulli origjinal: Here’s how to find more funds for Ukraine – liquidate Russia’s $300bn in frozen assets)
Përkthimi: Telegrafi.com
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se deri në fund të vitit – nëse Kongresi nuk e miraton një paketë të re të ndihmave – ShBA-së do t’i mbarojnë fondet për Ukrainën. Në Hungari, qeveria e Viktor Orbánit ka kërcënuar se do të mbajë peng ndihmën e BE-së për Ukrainën. Ndërkohë, Rusia nuk ka hequr dorë nga qëllimi për të nënshtruar apo shkatërruar Ukrainën. Ekonomia e saj po përgatitet për vite të tëra lufte; me buxhetin e saj të fundit për vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes shtohen për gati 70 përqind. Agresori po i anashkalon sanksionet, duke shitur naftë mbi kufirin e çmimit ose duke importuar çipa perëndimorë për dronët dhe raketat e veta.
Shpresojmë se do të miratohen paketat e ndihmës që po debatohen në ShBA dhe në Evropë, por ka gjithashtu një mënyrë të drejtpërdrejtë për të zhbllokuar më shumë fonde për Ukrainën. Teksa jemi mirënjohës për çdo qindarkë të ndihmës ndërkombëtare, është koha që ta detyrojmë Rusinë të paguajë: duke konfiskuar 300 miliardë dollarët (278.5 miliardë euro) nga asetet e Bankës Qendrore Ruse – aktualisht të ngrira nga shtetet perëndimore. G7-a dhe BE-ja mund të punojnë në koalicion drejt kësaj.
Kjo është sugjeruar edhe më parë, por kundërshtarët fshihen pas një sërë kundërshtimesh ligjore, ekonomike dhe politike. Pengesa kryesore ligjore për konfiskimin e përmendur, shpeshherë është imuniteti sovran i shteteve ose ideja se të gjitha shtetet duhet të jenë imune ndaj procedurave që nuk janë në pajtim me juridiksionet e tjera. Megjithatë, së drejtës ndërkombëtare i mungon qartësia nëse ky koncept zbatohet për urdhrat e konfiskimit të lëshuara nga shtetet e tjera – në vend të gjykatave. Ndërkohë, konfiskimi i aseteve ruse përputhet plotësisht me të drejtën ndërkombëtare, si kundërmasë e ligjshme sipas neneve të OKB-së të vitit 2001 mbi përgjegjësinë e shteteve për aktet e gabuara ndërkombëtare. Nëse Rusia vendos të ndërpresë agresionin dhe të paguajë dëmshpërblimet më vonë, shumat e konfiskuara mund të kompensohen si pagesa të duhura.
Konfiskimi do të ishte gjithashtu akt i ligjshëm i vetëmbrojtjes. Neni 51 i Kartës së OKB-së njeh të drejtën e vetëmbrojtjes individuale ose kolektive, nëse ndodh një sulm i armatosur kundër një anëtari të OKB-së. Agresioni i Rusisë ka ndikim të dukshëm ekonomik në Ukrainë, nëpërmjet sulmeve ndaj gjërave të tilla si energjia, eksportet, infrastruktura civile dhe objektet ekonomike. Në vitin 2022, PBB-ja e Ukrainës u ul me 29.1 përqind. Në mënyrë që të vazhdojë të mbrohet, Ukraina duhet të jetë në gjendje të ketë qasje në asetet e ngrira ruse për ta korrigjuar këtë çekuilibër të shkaktuar nga pushtimi rus.
Nga pikëpamja ekonomike, kundërshtarët e konfiskimit kanë frikë se kjo do të shkatërrojë sistemet financiare perëndimore, sepse vendet e tjera do t’i hiqnin rezervat e tyre valutore nga shtetet perëndimore – për shkak të shkeljes së normave rreth mos konfiskimit të aseteve. Kjo frikë është e pabazë, pasi nuk ka alternativë reale ndaj rezervave të valuta perëndimore. Edhe shtetet autoritare, të cilat zotërojnë pothuajse 40 për qind të rezervave valutore të botës, zgjedhin valutat e qëndrueshme të botës së lirë. Në tremujorin e dytë të vitit 2023, 89.2 përqind e të gjitha rezervave mbaheshin në dollarë, euro, jenë dhe funta.
Renminbi kinez nuk është alternativë e mundshme, për shkak të zhvlerësimit të gjatë, përdorimit si armë në luftërat tregtare dhe mungesës së konvertimit. Përveç kësaj, Kina ka rekord si vend i pasigurt për investimet private.
Mekanizmi ligjor i konfiskimit duhet të përcaktojë kriteret e qarta rreth luftës agresore të Rusisë, në mënyrë që shtetet e tjera të mos besojnë se konfiskimi është arbitrar ose se mund të përsëritet lehtësisht në rastin e shkeljeve të vogla. Për shembull, në vitin 1994, Ukraina hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor – nën garancitë e sigurisë së ShBA-së, Britanisë së Madhe dhe Rusisë, të cilat Rusia i shkeli në vitin 2014 duke e pushtuar Krimenë dhe pjesët e rajoneve lindore të Ukrainës. Rusia ka kryer krime të mëdha në Ukrainë, duke përfshirë deportimin e fëmijëve, përdhunimin dhe torturën, trajtimin çnjerëzor të të burgosurve të luftës dhe sulmet që cak kishin objektet civile. Rasti unik i konfiskimit është i qartë. Shtetet e tjera nuk duhet të ndihen të kërcënuara në lidhje me rezervat e tyre në Perëndim – nëse nuk planifikojnë të përsërisin manualin e luftës ruse. Anasjelltas, një mekanizëm i tillë mund të pengojë këdo që mendon për agresionet e ngjashme në të ardhmen.
Sa i përket frikës së hakmarrjes financiare nga Rusia, edhe kjo duket të jetë e ekzagjeruar, pasi shtetet perëndimore nuk i mbajnë rezervat e tyre në bankat ruse. Sa i përket kompanive të huaja, pas fillimit të luftës në shkallë të gjerë më shumë se gjysma e tyre kanë pezulluar aktivitetet në Rusi – ose janë larguar. Ato që vazhdojnë të punojnë atje duhet t’i kishin peshuar rreziqet e tjetërsimit të mundshëm të paligjshëm të aseteve të tyre, pasi masat e tilla janë praktika të zakonshme për regjimet autoritare kundër veprimeve të ashtuquajtura “armiqësore” të shteteve të tjera. Dhe, Rusia tashmë ka filluar t’i marrë asetet e disa kompanive, si Fortum (Finlandë), Danone (Francë) dhe Carlsberg Group (Danimarkë) në atë që ajo e quan “menaxhimi i përkohshëm” – madje edhe para se të konfiskohej ndonjë aset sovran rus. Këto kompani zhvilluan negociatat për largimin e tyre, por përfundimisht iu hoq kontrolli mbi pronën e vet.
Është e drejtë, moralisht e drejtë dhe e arritshme të transferohen asetet e bankës qendrore ruse në vetëmbrojtjen e Ukrainës, rimëkëmbjen dhe kompensimin e viktimave. Debatet për tejkalimin e pengesave ligjore apo ekonomike do të ecin shumë më shpejt kur të ketë vullnet të vërtetë politik. Është në interesin më të mirë të G7-ës dhe BE-së që të sigurojnë që Ukraina të ketë të gjitha burimet, në kohë, për ta fituar këtë luftë dhe për të mbijetuar si shtet sovran. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje