LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se një vajzë me probleme mendore u dhunua në Pejë

Dyshohet se një vajzë me probleme mendore u dhunua në Pejë
Foto: Ilustrim

Rastet e sulmeve seksuale dhe dhunimeve në Kosovë, kohëve të fundit janë në rritje e sipër.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në qytetin e Pejës.


Telegrafi mëson se vajza e cila dyshohet se ishte viktimë e dhunimit, ka edhe probleme mendore. E njëjta është shtetase e Shqipërisë dhe ditë më parë ishte raportuar si e zhdukur.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë bërë të ditur se janë duke ndërmarrë veprime hetimore.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës  dyshohet se është dhunuar viktima. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave te dyshuar që kanë kryer këtë vepër penale”, ka thënë për Telegrafin, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Dhunim’.

Ndërkaq policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur.

“Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori