LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nëse OBRM-PDUKM nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Kovaçevski: Nëse OBRM-PDUKM nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sonte tha se partia e tij do të diskutojë për kryetar të ri të Kuvendit në seancën e Bordit Ekzekutiv, duke qenë se kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi është propozuar për kryeministër teknik. Ai njoftoi se LSDM-ja do të ketë kandidatin e saj për president në zgjedhje dhe ai do të jetë nga radhët e tyre.

Për Kovaçevskin, kandidati do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit pas votimit në prill dhe maj.

Siç theksoi Kryeministri, qeveria teknike është një detyrim ligjor dhe ai beson se të gjitha palët duhet ta respektojnë detyrimin, ashtu siç është detyrimi i tij ligjor të japë dorëheqjen 100 ditë para zgjedhjeve.


“Ne patëm një takim të suksesshëm të liderëve dhe data e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare u ra dakord me konsensus të gjerë. Është mbështetur nga një marrëveshje e gjerë se do të ketë qeveri teknike”, tha Kovaçevski para selisë së LSDM-së, i pyetur se si do të vepronin nëse OBRM-PDUKM nuk propozonte ministrat dhe deputetët e tyre në Qeverinë e “Përzhinos”.

Në seancën e sonte të kryesisë së LSDM-së, Kovaçaevski pret që deputeti Jovan Mitreski të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe të konfirmohet nga kryesia dhe Bordi Ekzekutiv i partisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori