LAJMI I FUNDIT:

Gjithnjë e më shumë avokatë në Ohër dhe Strugë, por punë gjithnjë e më pak

Gjithnjë e më shumë avokatë në Ohër dhe Strugë, por punë gjithnjë e më pak

Edhe pse është treg i vogël, ka një numër të madh avokatësh në Ohër dhe Strugë. Numri i tyre është më i madh se 200. Në Ohër ka 150, ndërsa 65 janë në Strugë. Në nivel shtetëror, numri i avokatëve është deri në 5,000. Avokati nga Ohri, Vllado Çingoski thotë se është rezultat i arsimit të lartë në vend, ku shumë universitete private që prodhojnë një numër të madh juristësh u lejuan të akreditohen.

“Në Maqedoni ka 22 fakultete juridike ku ka hiperprodhim të avokatëve. Ku duhet të shkojnë ata? Të gjithë bëhen avokatë…”, tha Vlado Çingoski-Avokat.

Çingoski thotë se përkundër kësaj punë ka gjithnjë e më pak.


“Edhe kontestet e punës minimizohen. Me kontratat e punës që mund të jenë për një muaj, tre muaj, gjashtë muaj dhe konstestet e punës janë bërë të rralla. Ju mund të shkoni në gjykatën e Ohrit të shihni korridoret janë bosh”, u shpreh Vlado Çingoski – Avokat.

Më të shumtat për momentin janë kallëzimet kundravajtëse, të tilla si ato për shkelje të rendit publik dhe prishjes së rendit publik dhe aksidentet e trafikut, që ndodhin çdo ditë. Dhe deri sa ka tepër avokatë, gjykatat në të gjithë vendin përballen me një mungesë gjyqtarësh. Për shembull, gjykata e Ohrit që duhet të ketë 20 gjykatës, tani ka 10. Gjykata themelore e Ohrit mbeti me katër gjykatës përfshi kryetarin e saj, nga 15 të paraparë. Një nga zgjidhjet thonë juristët është të bëhet revizion serioz në arsimin e lartë dhe koncept tërësisht i ri i gjyqësorit. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori