LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid futet në garë për të siguruar shërbimet e talentit anglez

Real Madrid futet në garë për të siguruar shërbimet e talentit anglez

Talenti anglez Caylan Vickers, i cili aktivizohet në radhët e Reading në kategorinë e dytë të futbollit anglez, po tërheq interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Real Madridin.

18-vjeçari i cili ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë këtë sezon, por tani po luan rregullisht tek ekipi i Reading, po shkëlqen me paraqitjet e tij me fanellën e klubit anglez.

Vickers ka shënuar tre gola në të gjitha garat këtë sezon që ka qenë mjaft i vështirë për Reading me ekipin që momentalisht gjendet në pozitën e 23-të në League One pas humbjes me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Barnsleyt.


Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen ishte interesimi i Arsenalit dhe Real Madridit, me gjigantin spanjoll që po konsideron mundësinë transferimit të tij që në janar.

Në rast se transferimi realizohet, Vickers me shumë mundësi do të luante tek Real Madrid Castilla, para se të sigurojë eventualisht një vend në ekipin e parë të madrilenëve.

Reading raportohet se po kërkon vetëm 1 milionë euro për talentin anglez, por edhe një përqindje në rast se shitet në të ardhmen për Vickers.

Marcelo: Modric nuk e meritonte Topin e Artë? Kjo është e marrëzi
Lexo po ashtu Marcelo: Modric nuk e meritonte Topin e Artë? Kjo është e marrëzi

Pasi shënoi golin e tij të parë me Reading në shtator ndaj Bolton, Vickers kishte thënë: “Është një moment i vërtetë, gjëja kryesorë është që morëm tri pikët, por ishte e mrekullueshme të shënoja golin e fitores, ndihem mirë”.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kampin e Real Madridit, pasi që më herët ishte raportuar se mundësia që ata të bëjnë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit është shumë e vogël,  pothuajse e pamundur./Telegrafi/