LAJMI I FUNDIT:

Shqipja dhe Ganiu përplasen sërish në lavanderi, pas akuzave për ngacmim seksual: Ke për të dalë nga shtëpia duke qarë

Shqipja dhe Ganiu përplasen sërish në lavanderi, pas akuzave për ngacmim seksual: Ke për të dalë nga shtëpia duke qarë
Foto: Screenshot/YouTube

Lavanderia e shtëpisë së BBVK u bë skena e një debati të fortë mes Shqipes dhe Ganiut, pas përplasjes që kishin ata të dy aty, prapë dyshja kanë debatuar në të njëjtin vend.

Me zë të lartë dhe emocione të qarta, Shqipja shprehet: “Në lidhje me ty unë nuk provokohem, mua më ka kapë ankthi se ti ke tre ditë që vetëm pi, dhe të erren sytë.”

Duke iu referuar një sjelljeje të vazhdueshme nga Ganiu, e cila e ka bërë Shqipen të ndihet në ankth dhe në presion të vazhdueshëm.


Foto: Screenshot/YouTube

Ganiu, i cili ndihet i sfiduar, hedh poshtë akuzat dhe në një përpjekje për vetëmbrojtje pyet Shqipen: “A ma mshove ti, a ta mshova unë”, duke kërkuar të sqarojë incidentin që kishte ndodhur e që u tregua mbrëmë në Prime.

"Ky është sulm fizik" - publikohet materiali ku tregon incidentin mes Shqipes dhe Gani Gërmisë
Lexo po ashtu "Ky është sulm fizik" - publikohet materiali ku tregon incidentin mes Shqipes dhe Gani Gërmisë

Shqipja, pa hezituar, i jep një përgjigje të qartë dhe vendos të përshkruajë ngjarjen siç e ka përjetuar ajo: “Jo unë nuk ta mshova, qëllimi ka qenë vetëm të të lag, unë nuk provokohem nga asnjë këtu, ti më nxore pjesën e ankthit, dhe luajte me ankthin tim.”

Duke vazhduar me ton të vendosur, Shqipja paralajmëron Ganiun për pasojat e veprimeve të tij: “Dhe pavarësisht se une ty nuk do të ta kthej, do të ta kaloj këtë herë, ke për të dalë nga shtëpia duke qarë, dhe unë do të qesh. Dhe e di pse do të qesh, sepse ke për të përfunduar në traumë.” /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori