Në Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor të mbajtur sot (e shtunë) në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, Muharrem Sahiti është rizgjedhur kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit për mandat të ri katërvjeçar. Me një prezencë prej 23 delegatëve nga gjithsej 26 sa numëron kjo shoqatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit.
Fillimisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i ka përshëndetur punimet e këtij kuvendi dhe i ka përgëzuar trajnerët për kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit në Kosovë.
“Jeni ju si trajnerë që me përvojën e madhe dhe punën tuaj profesionale nga grupmoshat më të reja e deri te ekipet senior keni bërë që futbolli ynë të ketë ngritje të cilësisë dhe zhvillim të talenteve. Ju përgëzoj edhe për punën e mirë si Shoqatë dhe ju inkurajoj të vazhdoni të punoni bashkërisht për rritjen e mëtejme të futbollit tonë, në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u mundësojmë të kenë suksese edhe më të mëdha”, ka thënë i pari i FFK-së para të pranishmëve.
Në Kuvendin e Punës, kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Muharrem Sahiti ka raportuar para delegatëve për aktivitetet e Bordit të Shoqatës si dhe për raportin financiar, e të cilat u miratuan njëzëri nga delegatët.
Më pas u kalua në Kuvendin Zgjedhor, ku me vota unanime Muharrem Sahiti është rizgjedhur për një mandat të ri katërvjeçar në krye të shoqatës. Ai ka falënderuar Bordin dhe shoqatat e regjioneve për mbështetjen dhe ka shprehur detyrimin për të vazhduar punën në të mirë të futbollit.
“Me insistimin e Bordit dhe me përkrahjen e shoqatave të regjioneve e ndjeva obligim për ta vazhduar edhe një mandat në krye të Shoqatës. Jam i lumtur për mbështetjen unanime dhe që jam në krye të Bordit të Shoqatës, e cila në radhët e veta ka ish-futbollistë dhe trajnerë të mirënjohur. Po ashtu, jemi të nderuar që në mesin tonë e kemi Ajet Shoshollin si kryetar nderi dhe këshilltar profesional. Bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë në dobi të futbollit dhe avancimit të trajnerëve në vendin tonë”, është shprehur Sahiti.
Gjithashtu, me vota unanime janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të Shoqatës, pasi paraprakisht janë deleguar nga shtatë regjionet e futbollit. Anëtarë të zgjedhur të Bordit janë Rafet Prekazi, Ramadan Cimili, Genc Hoxha, Valdet Shoshi, Rexhep Murseli, Agim Hasani, Ismajl Berisha, Sanije Krasniqi (për futbollin e femrave) dhe Safet Nurkoviq (për përfaqësimin e minoriteteve).
Emrat e dy anëtarëve të tjerë të Bordit, të cilët janë e drejtë ekskluzive e kryetarit të shoqatës do të përcaktohen në mbledhjen konstituive, ku gjithashtu do të zgjidhet sekretari dhe organet tjera të shoqatës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë
Njëmbëdhjetë lojtarët që mund t'i bashkohen Barcelonës këtë verë, përmbledhje e emrave dhe probabiliteti i transferimit të tyre
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve
"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit
Ancelotti konfirmon dyshimin e Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër