LAJMI I FUNDIT:

Dështoi operacioni për lirimin e pengjeve izraelite

Dështoi operacioni për lirimin e pengjeve izraelite

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se dy ushtarë janë plagosur rëndë në një përpjekje të dështuar për të liruar pengjet izraelite të mbajtur në Gaza.

Gjithashtu theksuan se edhe pse vranë shumë militantë të Hamasit, nuk arritën të shpëtonin asnjë peng.

“Forcat bastisën një vendndodhje të Hamasit dhe eliminuan terroristët që morën pjesë në rrëmbimin dhe mbajtjen e pengjeve”, shkruante në deklaratën e IDF-së.


Më herët gjatë ditës, Hamasi tha se luftëtarët e tij kanë ndaluar një përpjekje shpëtimi dhe janë përleshur me forcat speciale izraelite.

Madje sipas tyre, një ushtar izraelit që po mbahej peng u vra nga zjarret ajrore të vetë izraelitëve, të cilët po synonin të mbronin forcat e tyre që po tërhiqeshin.

Ndryshe, Hamasi besohet se mban rreth 137 pengje që u kapën në sulmin e 7 tetorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Botë
Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Botë
Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Dhjetëra luftëtarë të Wagner u vranë dhe helikopteri rus u shkatërrua, në një pritë nga rebelët aleatë të Al-Kaedës në Mali

Afrika
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Diplomatët përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme pasi sulmi me raketa nga Libani drejt Izraelit vrau 12 të rinj

Diplomatët përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme pasi sulmi me raketa nga Libani drejt Izraelit vrau 12 të rinj

Botë
Kalo në kategori