LAJMI I FUNDIT:

Koalicion ndërkombëtar për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

Koalicion ndërkombëtar për riatdhesimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia

Sesioni informues i Koalicionit Ndërkombëtar për Riatdhesimin e fëmijëve ukrainas ka filluar të premten në Kiev.

Sipas të dhënave zyrtare të Ukrainës, mbi 19 fëmijë janë dërguar ilegalisht në Rusi që nga fillimi i luftës.

Për ndërprerjen e lidhjeve midis fëmijëve dhe vendlindjes së tyre, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë.


Ai gjithashtu theksoi se fëmijët po birësohen pa dëshirën e tyre dhe në mënyrë të paligjshme nga rusët, raporton euronews.

Por, sipas Komisionierit të Parlamentit të Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dymtro Lubinets, për identifikimin më të lehtë të fëmijëve ukrainas që gjenden në Rusi nevojitet një mekanizëm gjithëpërfshirës.

Ky proces kërkon mbështetje financiare dhe ndihmë pas rikthimit të tyre në Ukrainë. Deri më tash vetëm 387 fëmijë janë riatdhesuar me sukses.

Koalicioni Ndërkombëtar për Riatdhesim u zotua se do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për rikthimin e të gjithë fëmijëve ukrainas në tokat e veta.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe komisioneren ruse për të Drejtat e Fëmijëve, Mariya Lvova-Belova, të cilët përfshihen në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Kalo në kategori