LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shfaqet me stil në Japoni, teksa vëmendje merr varësja e saj me simbolin e kryqit

Dua Lipa shfaqet me stil në Japoni, teksa vëmendje merr varësja e saj me simbolin e kryqit
Foto: 九州男_kusuo/Instagram

Ylli i famshëm shqiptar Dua Lipa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes botërore, këtë herë duke rrëmbyer vështrimet në Japoni me një nga paraqitjet e saj më të fundit.

Gjatë një ndalese nga një fotograf për një intervistë, Dua tregoi sërish pse konsiderohet një ikonë e modës, duke u shfaqur me një stil të sofistikuar dhe pa të metë.

E veshur me një sako të hirtë që theksonte elegancën dhe thjeshtësinë, Dua dhuronte një imazh të qetë dhe të pastër.


Foto: 九州男_kusuo/Instagram

Mirëpo, ajo që më së shumti ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave ishte zgjedhja e saj e varëses në formë të një kryqi.

Dua Lipa impresionon me paraqitjen elegante në "Women In Entertainment 2023"
Lexo po ashtu Dua Lipa impresionon me paraqitjen elegante në "Women In Entertainment 2023"

Kjo zgjedhje aksesorike bëri bujë, veçanërisht kur mendohet se Dua është e njohur botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman.

Megjithatë, Dua ka treguar se është përtej etiketimeve dhe stereotipeve, dhe se është e lirë të eksplorojë dhe të shprehë veten në mënyra të ndryshme përmes artit dhe modës.

Pavarësisht kuptimeve, nuk është dyshim se Dua Lipa vazhdon të jetë një figurë që shkakton diskutime dhe tërheq vëmendje, jo vetëm me muzikën e saj, por edhe me paraqitjet e saj në skenat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit

Magazina
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord

Magazina
Rovena eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Rovena eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori