LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon muskujt e tonifikuar dhe trupin elegant në një fotografi nga ushtrimet e mëngjesit

Rita Ora tregon muskujt e tonifikuar dhe trupin elegant në një fotografi nga ushtrimet e mëngjesit

Pas paraqitjes së saj të çuditshme në mbrëmjen e Çmimeve Britanike të Modës më herët gjatë javës, Rita Ora tregoi muskujt e saj të formësuar në një postim të fundit në Instagram të enjten.

Këngëtarja 33-vjeçare ishte pa makijazh në fotografinë që publikoi, duke treguar muskujt e tonifikuar të barkut të saj në një veshje sportive të zezë dhe pantallona të ngushta.


Ajo i mbante flokët e saj në një stil topuz të çrregullt, ndërsa gjithashtu kishte të vendosura një palë syze të mëdha të zeza për ‘selfie’-n e realizuar para pasqyrës, shkruan DailyMail.

Rita publikoi një përmbledhje fotografish të kohës së fundit në Los Angeles, ku shfaqi gjithashtu një përzgjedhje impresive të tatuazheve të saj duke treguar shumë nga lëkura në një bluzë pa shpinë.

Rita Ora do të udhëheqë dhe do të performojë në një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në 'Times Square'
Lexo po ashtu Rita Ora do të udhëheqë dhe do të performojë në një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në 'Times Square'

Gjatë një dite të kaluar jashtë, ajo gjithashtu dukej se kishte shijuar një ditë në përvojën e “The Squid Games: Challenges”.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen e Çmimeve Britanike të Modës të hënën, kur zgjodhi një pamje të çuditshme për ngjarjen prestigjioze.

Ylli me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan të zi elegant me shpinë të hapur, teksa në lëkurën e saj kishte të vendosur disa aksesorë të çuditshëm, që dukeshin si eshtra reptile të dinosaurit.

Ylli tregoi një figurë të sofistikuar në një fustan të klasit që theksonte trupin e saj në mënyrën më të përsosur, duke nxjerrë në pah format e saj të lakmueshme trupore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Magazina
Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Magazina
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Melinda Ademi mahnit me fotografitë në bikini: E nxehtë si moti

Melinda Ademi mahnit me fotografitë në bikini: E nxehtë si moti

Magazina
Dua Lipa shoqërohet me të dashurin e saj Callum Turner, pas performancës fantastike në Glastonbury

Dua Lipa shoqërohet me të dashurin e saj Callum Turner, pas performancës fantastike në Glastonbury

Magazina
Jennifer Lopez duket e tensionuar gjatë takimit me vajzën e saj, pasi Ben Affleck i zhvendos gjërat e tij nga rezidenca e tyre

Jennifer Lopez duket e tensionuar gjatë takimit me vajzën e saj, pasi Ben Affleck i zhvendos gjërat e tij nga rezidenca e tyre

Magazina
Kalo në kategori