LAJMI I FUNDIT:

Sophie Turner konfirmon romancën e saj me Peregrine Pearson, ndërsa ata puthen mes divorcit të saj nga Joe Jonas

Sophie Turner konfirmon romancën e saj me Peregrine Pearson, ndërsa ata puthen mes divorcit të saj nga Joe Jonas

Sophie Turner ka konfirmuar lidhjen e saj me të dashurin e saj aristokrat britanik Peregrine Pearson, teksa ata dolën sërish bashkë këtë javë.

Aktorja e “Game Of Thrones”, 27-vjeçare, e cila është në proces divorci me bashkëshortin e saj Joe Jonas, u pa duke puthur me pasion trashëgimtarin e perandorisë mediatike, familja e të cilit ka një pasuri neto prej më shumë se 224 milionë funtesh.


Sophie dhe Peregrine, i cili njihet si Perry për miqtë e tij, u panë për herë të parë duke u puthur gjatë një daljeje në tetor, duke nxitur spekulimet se ajo kishte vazhduar pas ndarjes me këngëtarin Jonas Brother, Joe, shkruan DailyMail.

Peregrine është djali i madh dhe trashëgimtari i Michael Pearson, një ish-producent filmi që zotëron një pjesë të rëndësishme të perandorisë mediatike Pearson.

Ndërsa Sophie thuhet se vlen 10 milionë funte, kjo zbehet në krahasim me pasurinë familjare të Peregrine.

Sophie iu ofrua roli i Sansa Stark në ‘Game Of Thrones’ në moshën 13-vjeçare dhe që atëherë është shfaqur në shumë filma dhe fushata, duke i mundësuar asaj të grumbullojë pasurinë e saj.

Turner u zhvendos në Chesterton, Warwickshire, kur ajo ishte dy vjeç, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj. /Telegrafi/