Rrjetit të qendrave tregtare të kompanisë “Albi Group” i është shtuar edhe qendra tregtare “Albi Mall” në Gjilan.
Kjo qendër tregtare gjigante u përurua të premten në një ceremoni ku morën pjesë personalitete të shumta nga jeta publike e ndër ta edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Me mijëra njerëz e vizitojnë “Albi Mall” çdo ditë në Prishtinë, prandaj edhe moton e kampanjës së fundit e ka “Vendi që jemi mësuar me të”.
Ky është një projekt impresionues investiv i cili kap vlerën e 40 milionë eurove, me një hapësirë totale prej 70 mijë metra katrorë, përfshirë edhe “Albi Residencë” në të njëjtën sipërfaqe.
“Albi Mall” në Gjilan ka vlerë të shtuar edhe nga “Albi Residencë”, një kompleks i cili do të ofrojë 175 apartamente për të plotësuar nevojat e qytetarëve për banim.
Objekti përfshinë edhe mbi 1000 vende për parking, dhe do të sigurojë mbi 500 vende të reja të punës.
Përfaqësuesi i “Albi Group”, Albi Humolli tha se hapja e “Albi Mall” në Gjilan është një ngjarje e rëndësishme në sferën e biznesit dhe rritjen ekonomike të kësaj komune.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u shpreh se “Albi Mall” është dëshmi për fuqizimin e qytetit të Gjilanit si një qendër e rëndësishme rajonale.
Hapja e “Albi Mall” në Gjilan, i cili do të jetë vendtakimi i përditshëm jo vetëm për banorët vendas, por nga e gjithë Kosova, është përcjellë me aktivitete dhe prezantim të brendeve si dhe produkteve vendore e ndërkombëtare, ndërsa është përmbyllur me një koncert nga këngëtari i njohur, Yll Limani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë