Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të premten, ka mbajtur bashkëbisedimin, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë përmes deklaratave publike”, aktivitet ky në kuadër të “Java Kundër Korrupsion 2023”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile me moton “Bashkë kundër Korrupsionit”.
Sipas komunikatës, në këtë bashkëbisedim, si panelistë, përvec autores së raportit, Eranda Zekaj, ishin edhe Agron Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri; Ersan Qavolli, prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë dhe avokati Florim Shefqeti.
Hulumtuesja e IKD-së, Eranda Zekaj gjatë prezantimit të raportit vuri theksin në atakimet e institucioneve të sistemit të drejtësisë nga pushteti politik në nivel të Qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj ndërhyrjet kanë të bëjnë me performancën në sistemin e drejtësisë, komentimin e aktgjykimeve të gjykatave të rregullta dhe të Gjykatës Kushtetuese.
Zekaj theksoi rëndësinë e parimit të ndarjes së pushteteve, si një ndër parimet jetike në funksionimin e shoqërive demokratike. Ajo tha se “Kjo ndarje, përcakton detyra dhe përgjegjësi, duke përfshirë mekanizmat e kontrollit dhe balancit pa krijuar ndërhyrje” dhe “varësi”. Prej nga pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.
Sipas Zekajt, një ndalim i tillë promovon sigurinë juridike dhe lejon interpretim përfundimtar nga gjykatat, jashtë ndikimit të pushteteve tjera. Megjithatë, pavarësisht këtij ndalimi, ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve, kur Gjykata Kushtetuese është dashur të rivendos këtë balancë në mes tre pushteteve. Ajo vuri theksin në situatat kur Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozita të caktuara ligjore, me arsyetimin se të njëjtat cenojnë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si në rastin e Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik dhe Ligjit NR. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, ku gjykata theksoi se aprovimi i çdo propozimi të Gjyqësorit nga qeveria, padyshim është në kundërshtim me nocionin e pavarësisë “institucionale, funksionale dhe organizative” të Gjyqësorit.
Zekaj, thotë se “Shmangia nga komentet kritike të politikanëve kërkohet nga Rekomandimi i Këshillit të Evropës mbi pavarësinë, efikasitetin dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve, Këshilli konsultativ i gjyqtarëve evropianë dhe Komisioni i Venecias. Duke e bërë kështu të qartë se dy pushtetet mund të komentojnë vendimet gjyqësore, duke i’u përmbajtur kritikave që mund të ndikojë në pavarësinë apo besimin e publikut në gjyqësor.”
Ajo shton se pushteti ekzekutiv nuk duhet të inkurajoj mosbindje ndaj vendimeve gjyqësore apo dhunë ndaj gjyqtarëve, pasi që veprime të tilla mund të shkaktojnë ndikim të pahijshëm, presion, nxitje dhe ndërhyrje direkte ose indirekte.
Kështu, sipas Zekaj, vendimet gjyqësore edhe në aspektin ndërkombëtar lejojnë komentime të kuptimit sqarues, por jo edhe vlerësues. Komentimet e tilla nga ekzektutivi dhe legjislativi, që tregojnë një gjendje reale drejtë përmirësimit të efikasitetit gjyqësore, si ngritje e resurseve njerëzore, trajnime shtesë, apo bashkëpunime brenda kompetencave janë të mirëpritura. Por jo situatat kur komenti ka karakter vlerësues të vendimit gjyqësor.
Tutje, ajo shton se “Veprime të tilla bien ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë, parim ky i përcaktuar sipas nenit 6 të KEDNJ-së dhe nenit 31 të Kushtetutës, nenit 3 të Kodit të procedurës penale. Sipas GjEDNj, parimi i prezumimit të pafajësisë, nuk lejon deklarata nga autoritetet publike që mund të inkurajojnë publikun të besojë se i akuzuari është fajtor, apo të paragjykojë vlerësimin e fakteve nga autoriteti gjyqësor.”
Agron Maxhuni, gjykatës mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë , tha se ndarja e pushteteve është e përcaktuar në Kushtetutën e vendit, e cila krijon pavarësi të plotë karshi vendimeve të saj. Ai tha se kjo pavarësi është jetike për një vend demokratik dhe kontribuon në zhvillimin e shtetit. Për këtë, ai u shpreh se Këshilli Gjyqësor është duke marrë veprime të rëndësishme për të bërë reforma në sistemin gjyqësor, duke mos lejuar kështu edhe ndërhyrjet.
Gjykatësi Maxhuni, në lidhje me komentet e politikanëve, tha se mund të ketë komentime sqaruese por jo komentuese, pasi vendimet e gjykatës kanë shkallshmëri dhe ekziston edhe pezumimi i pafajësisë.
Ersan Qavolli, prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka thënë se deklaratat publike ndaj sistemit të drejtësisë ndikojnë zbehjen e besimit të qytetarëve në raport me punën e prokurorisë. “Deklaratat e tilla nuk i bëjnë mirë sistemit sado që mundohesh me punu vetëm munden me zbeh besimin e qytetarëve në raport me punën e prokurorisë që e bën”, ka deklaruar Qavolli.
Avokati Florim Shefqeti, tha se aspekti i pagave ka qenë një tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ai këtë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e ka konsideruar shkelje këtë gjë, është një vendim i duhur.
“Mbi këtë bazë, konsiderojmë që edhe aspekti organizativ aq më tepër aspekti i pagave, ka qenë një tendencë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në kuptimin funskional, e cila normalisht e konsiderojmë shumë të duhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin e ka konsideruar shkelje këtë çështje”, tha Shefqeti.
Në anën tjetër, Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se mënyra se si sillet pushtetit aktual në raport me linçimet që i bën në drejtim të sistemit të drejtësisë, është problematike. “Mënyra se si sillet Qeveria e fundit është shumë me problematike se ajo paraprake, edhe në të kaluarën kemi pas deklarime që kanë sulmuar sistemin e drejtësisë, por kjo Qeveri i tejkalon të gjitha”, tha ai.
Ai përmendi se në një kohë ka pasur fushata për linçim të sistemit të drejtësisë përmes videove. “Ka qenë ajo video e Albulena Haxhiu në vendin e ngjarjes, “për kë po punon Prokuroria”. Kjo ishte tendencë me kriju mosbesim në sistemin e drejtësisë”, tha Shala.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se as politika si dhe as ekzekutivi e legjislativi nuk kanë të drejtë të komentojnë vendimet e gjykatave. Sipas tij, as politikanët nuk kanë të drejtë që të merren personalisht me gjyqtarët dhe prokurorët. “As politika, as ekzekutivi, as legjislativi nuk kanë të drejtë me i komentu vendimet e gjykatave. Politikanët nuk kanë të drejtë me u marrë personalisht me gjyqtarë dhe prokurorë se kjo është ndërhyrje”, tha Miftaraj.
Për më tepër, Qavolli ka komentuar videon e publikuar nga ana e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila për një rast kishte dalë në vend të ngjarjes duke thënë se “për kë po punon Prokuroria”. Për këtë, ai tha se prokurori del në vend të ngjarjes dhe jo ministrat. Sidoqoftë, ai shtoi se ndonëse nuk i bëjnë të ndihen mirë këto deklarata, ata nuk bien pre e ndikimit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësuesit të Ambasadës Amerikane se si duhet të reagohet për ndërhyrjet që bëhen përmes deklaratave. Çavolli ka thënë se prezenca më e madhe në media e prokurorëve jo vetëm përmes reagimeve dhe komunikatave është mënyra më e mirë për të treguar të vërtetën e punës së sistemit të drejtësisë.
Ndërkaq, Agron Maxhuni, gjyqtari mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, tha se mund t’i përgjigjen këtyre deklaratave përmes performancës dhe veçanërisht trajtimit në kohë të këtyre rasteve për t’ua bërë me dije të gjithëve se sistemi i drejtësisë është objektiv, i paanshëm dhe efektiv./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A