Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj ka depozituar në SPAK kallëzim penal për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Goxhaj pretendon se ministri Manja ka shkelur ligjin duke kërkuar ekstradimin e tij në gjykatën e Hagës.
Sipas tij Ulsi Manja në detyrën e ministrit jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pavarësisht eksperiencës së tij të mëparshme ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Holandë, i vetëdijshëm që Shteti Shqiptar nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me shtetin e Holandës.
Dritan Goxhaj ka kërkuar që SPAK të nisë hetime ndaj ministrit Manja për akuzën “shpërdorim detyre”. /euronews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251