LAJMI I FUNDIT:

Ndërsa Rita Ora do të prezantojë programin, Bebe Rexha do të performojë në natën e ndërrimit të viteve në ‘Times Square”

Ndërsa Rita Ora do të prezantojë programin, Bebe Rexha do të performojë në natën e ndërrimit të viteve në ‘Times Square”
Bebe Rexha (Foto: Gilbert Flores/Penske Media via Getty Images)

Në prag të festave të fundvitit, televizioni ABC ka zbuluar listën e plotë të artistëve që do të japin performancë në shfaqjen e famshme “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, e cila çdo vit organizohet në sheshin ‘Times Square’ më 31 dhjetor dhe vazhdon deri në nisje e Vitit të Ri.

Bebe Rexha, këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe me një karrierë të njohur ndërkombëtare, është një nga emrat e mëdhenj që do të ngjisin skenën këtë vit, shkruan ET Online.


Ajo do të performojë një repertoar këngësh të saj, kryesisht nga albumi i suksesshëm i vitit 2023, i vetë titulluar “Bebe” – të cilin ajo e nxori në shitje gjatë muajit prill.

Bebe Rexha (Foto: Michael Buckner/Penske Media via Getty Images)

Nga suksesi i filmit “Barbie” i Greta Gerwig, grupi i viteve ’90, Aqua, do të këndojnë këngën e tyre klasike të vitit 1997, “Barbie Girl”, si dhe këngën e tyre, “Doctor Jones”.

Ndërkohë, artistë të tjerë si Reneé Rapp dhe Bebe Rexha do të prezantojnë për oublikun muzikë të re, ndërsa grupi me përvojë Green Day do të rikthejnë në vëmendje krijimtarinë e tyre të impresionueshme.

Rita Ora do të udhëheqë dhe do të performojë në një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në 'Times Square'
Lexo po ashtu Rita Ora do të udhëheqë dhe do të performojë në një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në 'Times Square'

Bebe Rexha do të jetë pjesë e bashkëpunimit të veçantë së bashku me Loud Luxury x Two Friends, dhe pritet të sjellë një performancë të jashtëzakonshme që do të mbetet në mendjen e audienca për një kohë të gjatë.

Bebe Rexha duke performuar në natën e ndërrimit të viteve në “Times Square” në vitin 2019 (Foto: Just Jared)

Të gjithë sytë do të jenë drejtuar nga ajo, pasi ka njohur suksese të mëdha me hitet e saj dhe vazhdon të mbetet një prej zërave më të fuqishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës pop.

Por ajo nuk është shqiptarja e vetme që do të marrë pjesë në eventin e natës së ndërrimit të viteve, pasi në kryeqendrën e botës do të jetë edhe artistja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila do të prezantojë krah Ryan Seacrest.

Shfaqja “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve” do të transmetohet më 31 dhjetor, duke filluar në ora 8 p.m. ET në televizionin ABC dhe do të përfundojë me numërimin mbrapsht deri në mesnatë në “Times Square”, ku topi i festave do të bjerë, duke shënuar hyrjen në vitin 2024.

Ky event i përvitshëm ofron një gamë të gjerë performancash dhe paraqitjesh të këngëtarëve më në zë të muzikës botërore në pesë orë e gjysmë transmetim. Megjithëse legjenda e televizionit Dick Clark ndërroi jetë në vitin 2012 në moshën 82-vjeçare, shfaqja e Vitit të Ri vazhdon të nderojë trashëgiminë e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Sarah Berisha tregon se sa paguhet si blogere për një postim në Instagram

Sarah Berisha tregon se sa paguhet si blogere për një postim në Instagram

Magazina
Alban Skënderaj rrëfen tmerrin e ikjes së tij nga Shqipëria në '97: Iu prish timoni, anija me të cilën udhëtoja u mbyt

Alban Skënderaj rrëfen tmerrin e ikjes së tij nga Shqipëria në '97: Iu prish timoni, anija me të cilën udhëtoja u mbyt

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Kalo në kategori