LAJMI I FUNDIT:

A është Gemini i Google “më i zgjuar” se ChatGPT i OpenAl?

A është Gemini i Google “më i zgjuar” se ChatGPT i OpenAl?

Prezantimi i modelit të ri të Inteligjencës Artificiale (Al), Geminit nga Google, erdhi me pretendimet se ishte shumë më superior se ChatGPT-4 i OpenAl.

Gemini debutoi më 6 dhjetor dhe gjendet në tre versione, Ultra, Pro, dhe Nano.

Çfarë është Gemini, modeli i ri i AI përmes të cilit Google synon të mposhtë ChatGPT?
Lexo po ashtu Çfarë është Gemini, modeli i ri i AI përmes të cilit Google synon të mposhtë ChatGPT?

Në debutimin e tij, Google prezantoi disa teste të ndryshme, me të cilat e krahasoi atë me GPT-4.


Edhe pse thuhet se Gemini e tejkalon me kapacitet GPT-4 në fushën e matematikës së avancuar dhe kodimit të specializuar, pretendimet për epërsinë e tij janë vënë në pikëpyetje.

Shumë prej përdoruesve të të dy modeleve kanë ndarë përvojat e veta në platformën X, duke bërë me dije se ndihen të “mashtruar” nga Google.

Kjo për faktin se shpesh Gemini refuzon të përgjigjet, sidomos në pyetjet politike që i shtrohen.

Ane Moss, një nga përdorueset e rregullta të Al, tha se për momentin do t’i mbetet besnike GPT-4 pasi ishte “zhgënjyer” me Gemini-n.

Ndryshe, Google planifikon të shpërndajë më gjerësisht modelin e vet të Inteligjencës Artificiale për publikun në fillim të vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

Teknologji
Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Roboti që mund të jetë një “ndryshim i lojës” për fermerët e moshuar japonezë

Roboti që mund të jetë një “ndryshim i lojës” për fermerët e moshuar japonezë

Teknologji
Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Teknologji
Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë (Foto)

Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë (Foto)

Teknologji
Kalo në kategori