LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një person në Shkup, ka gjuajtur me armë

Ndalohet një person në Shkup, ka gjuajtur me armë

Gjuajtje me armë janë regjistruar në Bit Pazar të Shkupit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Një 33-vjeçar nga Shkupi, me iniciale I.R. ka gjuajtur me armë disa plumba në ajër dhe pas kontrollit që i është bërë nga policia, është kapur armë e kalibrit 9mm me kornizë me 13 plumba dhe një kornizë me 17 plumba.

Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lamë pas, ndërkaq personi është mbajtur në polici për zbardhjen e rastit