LAJMI I FUNDIT:

Google pretendon se modeli i ri i AI, Gemini, ‘mendon më me kujdes’

Google pretendon se modeli i ri i AI, Gemini, ‘mendon më me kujdes’

Google ka lëshuar një model të inteligjencës artificiale (AI) për të cilin pretendon se ka “aftësi të avancuara për të menduar më me kujdes” kur u përgjigjet pyetjeve të vështira.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Gemini që thuhet se u testua për zgjidhjen e problemeve dhe njohuritë e tij në 57 fusha, përfshirë matematikën dhe shkencat humane.

E shefi Sundar Pichai tha se përfaqësonte një “epokë të re” për AI.


Ndryshe, Google miratoi një qasje të kujdesshme ndaj lançimit të chatbot-it të tij të AI, Bard, në fillim të këtij viti, duke e përshkruar atë si “një eksperiment”.

Siç kujtojnë mediat, Bard bëri një gabim në demonstrimin e tij publicitar, duke dhënë përgjigjen e gabuar për një pyetje në lidhje me hapësirën.

Google prezanton Gemini 1.0, konkurrentin e ChatGPT, e quan ‘modelin më të madh dhe më të aftë të Inteligjencës Artificiale’
Lexo po ashtu Google prezanton Gemini 1.0, konkurrentin e ChatGPT, e quan ‘modelin më të madh dhe më të aftë të Inteligjencës Artificiale’

Por Google po bën disa pretendime të mëdha për modelin e tij të ri, duke e përshkruar atë si “më të aftën” deri më tani dhe ka sugjeruar se mund të tejkalojë ekspertët njerëzorë në një sërë testesh inteligjence.

Madje, siç thuhet më tej, Gemini mund të njohë dhe gjenerojë tekst, imazhe dhe audio – por nuk janë një produkt më vete.

Në vend të kësaj, është ai që njihet si një model themelor, që do të thotë se do të integrohet në mjetet ekzistuese të Google, duke përfshirë kërkimin dhe Bard. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Teknologji
Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Teknologji
A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Teknologji
Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Teknologji
Kalo në kategori