LAJMI I FUNDIT:

Osmani për vrasjen e Liridonës: Sistemi i drejtësisë në Kosovë të ashpërsojë dënimet ndaj dhunuesve

Osmani për vrasjen e Liridonës: Sistemi i drejtësisë në Kosovë të ashpërsojë dënimet ndaj dhunuesve

Presidentja Vjosa Osmani, ka folur sërish për tragjedinë e Liridona Ademajt – Murseli.

Osmani tha se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një thirrje për zgjimin e ndërgjegjes kolektive dhe një ndryshim në mënyrën se si shoqëria dhe sistemi i drejtësisë përballen me dhunën ndaj grave.

Duke folur në konferencën për Integritetin e Informacionit, të organizuar nga Instituti për Demokraci (NDI), Osmani theksoi domosdoshmërinë e ashpërsimit të dënimeve për dhunuesit e grave dhe të mosnormalizimit të dhunës në shoqëri.


“Duhet të luftojmë me ngulm mosnormalizimin e dhunës. Kjo është sfidë e gjithë shoqërisë”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të përballet me mangësitë në adresimin e çështjes së dhunës në baza gjinore dhe të forcojë mekanizmat e mbrojtjes.

“Janë identifikuar një sërë mungesash në mënyrën sesi funksion zinxhiri i institucioneve… është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë mos të jenë të tilla që të inkurajojnë dhunuesit,”  theksoi Osmani.

Në konferencën ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili theksoi urgjencën e adresimit të fenomenit të femicidit, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Ai vuri në dukje nevojën për të punuar në këto çështje dhe për të parë përparim të vazhdueshëm, duke përmendur rolin dhe përfaqësimin e grave në të gjitha nivelet e shoqërisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori