LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e hënë në Ferizaj.

Policia njofton se grabitja ka ndodhur në një market, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftim.


Tutje, policia shton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/