Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është zotuar se do të ndjekë hapat e “idhullit” të tij Lionel Messi, për t’u bërë fitues i çmimit ‘Golden Boy’ në të ardhmen.
Ky çmim prestigjioz i cili i dhurohet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeçare në futboll, ishte fituar nga Messi në vitin 2005.
Ai jo shumë kohë më parë fitoi Topin e Artë të tetin në karrierë, duke u bërë lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, teksa po luan tek Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Yamal ka marrë hapat e parë në sistemin e akademisë La Masia në Kataloni dhe në një intervistë për Tuttsport ka thënë se e ka vënë si cak fitimin e çmimit ‘Golden Boy’, ndërsa ka debutuar në skenën e futbollit botëror vetëm si 16-vjeçar.
“Është një çmim i rëndësishëm. Ky është i pari që e kam fituar në nivel ndërkombëtar. Do të doja të fitoja çmimin e më të mirit. E kam parë se kush e ka fituar, edhe Messi dhe do të doja që të përsërisja të njëjtën. Herët ose vonë do të takohemi në Turin, ju premtoj”, ka thënë Yamal.
Reprezentuesi anglez Jude Bellingham tashmë është konfirmuar si fitues i çmimit ‘Golden Boy’, teksa më herët ai kishte fituar po ashtu edhe çmimin ‘Kopa Trophy’ që ndahet nga revista franceze France Football, por Yamal është në radhë për ta fituar atë herën tjetër.
Ai ka shpresa të mëdha për të ardhmen me legjendën e Barcelonës, Messi që ka qenë gjithmonë një burim inspirimi për të.
“Ai është idhulli im. Ai vazhdon të jetë tani teksa po luaj për Barcelonën. Ai më ka inspiruar mua. Unë kurrë nuk kam pasur një idhull tjetër. Një herë kam bërë një foto me të, nuk isha i njohur. Ndoshta një ditë do të jem si ai”, u shpreh Yamal.
Yamal ka thyer rekorde me Barcelonën dhe Spanjën teksa me kombëtaren ka katër paraqitje dhe dy gola në emrin e tij dhe momentalisht po përpiqet t’i ndihmojë Barcelonës të mbrojë titullin e La Ligas, por në të njëjtën kohë duke bërë progres në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje