LAJMI I FUNDIT:

Një “nxënës” në Angli dështoi në 59 teste teorike të autoshkollës, përpara se më në fund ta kalojë atë

Një “nxënës” në Angli dështoi në 59 teste teorike të autoshkollës, përpara se më në fund ta kalojë atë

Një shofer i ri, i cili dështoi në testin teorik 59 herë para se ta kalonte, është vlerësuar për angazhimin e tij “të mahnitshëm”.

Identiteti i tij mbetet anonim, por ajo që dihet është se ai shpenzoi rreth 1,608 euro dhe rreth 60 orë kohë, në një qendër testimi në Redditch, Angli, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çdo test teorik kushton rreth 26 euro, dhe zgjat rreth një orë.


Camilla Benitz, drejtoresha menaxhuese e autoshkollës AA, ka lansuar një aplikacion që ndihmon “nxënësit” të përgatiten për test.

“Nuk ka dyshim se është një test i vështirë, dhe angazhimi për ta kaluar atë është i mahnitshëm”, tha ajo.

Shifrat e Departamentit të Transportit të këtij vendi tregojnë se shkalla e kalueshmërisë për testet teorike ka rënë nga 65 për qind në vitin 2007-2008, në 44 për qind në vitin 2022-2023.

Ndryshe, “nxënësit” duhet të kalojnë testin teorik, përpara se të mund të rezervojnë një test praktik të vozitjes. /Telegrafi/