Bizneset me pronarë kosovarë që veprojnë në Zvicër, kanë paralajmëruar punësimin e qytetarëve nga Kosova gjatë muajve në vijim.
Përfaqësues të tyre kanë thënë se me heqjen e vizave të rinjtë do të kenë më shumë mundësi për të udhëtuar e për të krijuar bashkëpunim me bizneset e huaja.
Një pjesë e bizneseve që veprojnë në Zvicër po synojnë rekrutimin e punëtorëve nga Kosova.
“Ne kemi shumë shpresë se pas 1 janarit legjislacioni zviceran do të hapë dyert për punëtorët nga Kosova, në mënyrë që të rinjtë dhe të rejat kosovare të vijnë dhe të angazhohen në bizneset tona”, deklaroi për RTK-në, përfaqësuesi i konsullatës së Kosovës në Gjenevë, Rexhep Bajraktari.
Pronarët e tyre të cilët po ashtu vendlindje e kanë Kosovën thonë se pas një janarit të rinjtë do të kenë më shumë mundësi për të udhëtuar e për t’u njoftuar me punët që bëhen jashtë.
Ndërkaq, disa përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se po punojnë në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, për të ruajtur stafin.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se një numër i madh i qytetarëve kanë emigruar jashtë vendit ndër vite.
Mediat zvicerane raportojnë se mbi 200 mijë kosovarë jetojnë vetëm në Zvicër.
Përndryshe, Ministria e Jashtme ka organizuar të shtunën një aktivitet në Gjenevë për të rritur më shumë bashkëpunimin mes bizneseve që veprojnë në Kosovë dhe Zvicër.
Për shkak të kushteve jo të mira të punës e pagave të ulëta përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat kanë thënë se mijëra punëtorë kanë lëshuar punën këtë vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë