LAJMI I FUNDIT:

Zhduken dy të mitur në Istog e Gjakovë – policia nis hetimet

Zhduken dy të mitur në Istog e Gjakovë – policia nis hetimet
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së një vajzë dhe djali të mitur në Istog dhe Gjakovë.

Rasti i parë ka ndodhur në Banjë të Istogut ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj.

Ndërkaq në Gjakovë një femër kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur viktima mashkull kosovar (9 vjeç ), është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij.


Të dyja rastet janë në procedurë hetimore. /Telegrafi/