Pesë vjet të procesit hetimor dhe gjyqësor për gjykimin e tre ish-akuzuarve Naim Osmanaj, Ukë Sadrijajt dhe Arbër Salihut, për tentim transportimin e 130 kilogramë marihuanë në Zvicër, shkuan dëm.
Më 31 maj të këtij viti, prokurori i rastit, Metush Biraj, u tërhoq nga ndjekja penale me pretendimin se nuk kishte fakte të mjaftueshme.
Prokurori Biraj, ishte tërhequr nga aktakuza gjatë zhvillimit të seancës në fjalën përfundimtare dhe atë vetëm 3 ditë para se merrte vendim gjykatësja e rastit, Teuta Krusha, për dënimin apo lirimin e tyre. Gjithashtu, tërheqja ishte bërë para se prokurori Metush Biraj të pensionohej për të dal më pas si avokat.
Por, a kishte prova të mjaftueshme dhe cilat ishin arsyet që quan drejtë heqjes dorë nga aktakuza?
“Betimi për Drejtësi” nga burime brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan ka siguruar një video dëshmi, ku zhvillohen biseda për të ndikuar në rastin e drogës, në mes ish-prokurorit Biraj dhe të dyshuarit Shkodran Pulaj.
Fillimisht, video prej afër 7 minutash dëshmon se ish-prokurori Biraj diskuton për hapat ligjor që do t’i ndërmarrë si prokuror me palë të jashtme të papërfshira në proces gjyqësor.
Shkodran Pulaj: Ti edhe po i premtojsh do sene edhe s’po i mbajsh fjalën.
Prokurori rastit Metush Biraj: Ja ja (nuk kuptohet). Atë ditë ngo
Shkodran Pulaj: Atë ditë ke thanë qitu.
Prokurori rastit Metush Biraj: U krye puna.
Shkodran Pulaj: Sa janë me u tërhek prej aktakuzës ( nuk kuptohet) kom fol edhe me këtë gjyqtaren që e ka Teutën. Ka me refuzu kërkesën.
Prokurori rastit Metush Biraj: Jaa skom thanë me refuzue.
Shkodran Pulaj: Qëtu.
Prokurori rastit Metush Biraj: Jaa.
Shkodran Pulaj: Ka me ta, ko me ma refuzu kërkesën e.
Prokurori rastit Metush Biraj: Po de, ma ka refuzu unë kom fol me ta.
Shkodran Pulaj: E thash sa pare jon ( nuk kuptohet)
Prokurori rastit Metush Biraj: Hiç, hiç, hiç”.
Tutje, biseda qartësohet.
Nga biseda kuptohet se Pulaj është ndërmjetësues në mes të prokurorit të rastit dhe të akuzuarve në rastin e drogës.
Pulaj i thotë prokurorit të atëhershëm të rastit, Biraj, se nga ai ka marrë premtim se do të tërhiqet nga aktakuza.
Në bisedë e sipër, Pulaj po ashtu i’a tregon dhe arsyet që janë diskutuar t’ia jap prokurori Biraj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.
“Prokurori rastit Metush Biraj: Ti po po ndërrosh gjërat, unë thash kom fol me Teutën edhe me Luanin që ka me ba propozimin edhe ata kanë me ma refuzue, ngo tash, ngo tash. Edhe qajo punë u ba. Edhe a e din që u takum te te oborri i gjykatës.
Shkodran Pulaj: Po.
Prokurori rastit Metush Biraj: (Nuk kuptohet)
Shkodran Pulaj: (Nuk kuptohet), ti e ki shumë n’rregull tash kur të refuzohet qikjo (nuk kuptohet), ti i thush unë muj me u tërhek ma kollaj prej aktakuzës..
Prokurori rastit Metush Biraj: Ah, për me u tërhek a?
Shkodran Pulaj: Po.
Prokurori rastit Metush Biraj: Kadale de niher mos u ngut, se ma keq me u tërhek.
Shkodran Pulaj: Tash unë të thash qato sene janë, ti tërheqësh prej aktakuzës, kur të bohet punë kryeprokurori.
Prokurori rastit Metush Biraj: ( Nuk kuptohet)
Shkodran Pulaj: Jo bre se snihet. Kryeprokurori najsen kur (nuk kuptohet), i thush nuk kam bazë, qe thuj lëndën vazhdoje prej fillimit. A the okej.
Prokurori rastit Metush Biraj: Jo, jo skom thanë okej unë.
Shkodran Pulaj: Po bre, (shan)”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lutkov: Pagat për punonjësit e kulturës do të paguhen deri nesër, me një rritje mesatare prej 6%

DAP: Mbështetje për dorëzimin e fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së, afati është deri më 25 prill

Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Aksion antidrogë në Prishtinë: Sekuestrohen mbi 2 kg kokainë, armë dhe vetura – arrestohen pesë persona

Rrëzohet vinçi te “Rruga A”, reagon Komuna e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë