LAJMI I FUNDIT:

UEFA ndan fondet për ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024

UEFA ndan fondet për ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot (e shtunë) në qytetin e Hamburgut, sistemin e shpërndarjes së parave për ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme.

Shuma e cila është paraparë të shpërndahet për skuadrat pjesëmarrëse  është 331 milionë euro, aq sa ishte edhe në Euro 2020.


Pjesë e Kampionatit Evropian është edhe Shqipëria. Kuqezinjtë patën një cikël kualifikues të shkëlqyer duke përfunduar e para në grup me 15 pikë të grumbulluara dhe duke lënë pas vetes ekipe si Çekia dhe Polonia.

Në fazën e grupeve do të zhvillohen nga tri ndeshje dhe UEFA sot ka miratuar se të gjitha ekipeve do t’u garantohen nga 9.25 milionë euro. Në rast fitoreje, atëherë kësaj shumë do i shtoheshin edhe 1 milion euro ndërsa për barazim 500 mijë euro.

Shorti për Euro 2024, Shqipëria sot mëson kundërshtarët e grupit
Lexo po ashtu Shorti për Euro 2024, Shqipëria sot mëson kundërshtarët e grupit

Skuadrat që sigurojnë kalimin në mesin e 16-të më të mirave do të sigurojnë nga 1.5 milionë euro ndërsa ato që kapin çerekfinalen do të marrin nga 2.5 milionë euro, ndërkohë kualifikimi në gjysmëfinale vlen 4 milionë euro.

Ekipi që në fund del fitues i EURO-s do të merr 8 milionë euro ndërsa nënkampioni 5 milionë euro.

Legjenda holandeze, Wesley Sneijder: Finalja e Euro 2024, Angli – Francë – befasia e madhe Shqipëria
Lexo po ashtu Legjenda holandeze, Wesley Sneijder: Finalja e Euro 2024, Angli – Francë – befasia e madhe Shqipëria

Në rast se ekipi kampion ka fituar të gjitha ndeshjet e grupit, atëherë do të fitojë maksimumi 28.25 milionë euro.

Kujtojmë se shorti për ndarjen e grupeve do të bëhet sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:00 dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë./Telegrafi/