LAJMI I FUNDIT:

RrGK kërkon zbardhjen e vrasjes së Liridona Murselit: Dënim maksimal ndaj të akuzuarit

RrGK kërkon zbardhjen e vrasjes së Liridona Murselit: Dënim maksimal ndaj të akuzuarit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet te jetë femicid.

Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, RrGK-ja ka kërkuar që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi.

Naim Murseli dyshohet se pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij
Lexo po ashtu Naim Murseli dyshohet se pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij

“RrGK kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si ‘Vrasje e rëndë’ dhe të dënohet konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin për media.


Po ashtu, është ftuar Qendra për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve.

“RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit. Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore”.

“RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, përfundon reagimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori