LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin

Numri i të vdekurve mund të arrijë në 75 mijë deri kur Izraeli të shkatërrojë Hamasin

Sipas ushtarak britanik, Sean Bell, me ritmin që palestinezët u vranë përpara armëpushimit, dhjetëra mijëra të tjerë do të vdesin nëse Izraeli synon të shkatërrojë Hamasin.

Ai thotë se forcat izraelite pretendon se ka vrarë 5000 nga 25 mijë luftëtarë të Hamasit, ndërsa ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se deri më tani mbi 15 mijë palestinezë janë vrarë.

New York Times: Izraeli ishte në dijeni për planin e Hamasit më shumë se një vit më parë
Lexo po ashtu New York Times: Izraeli ishte në dijeni për planin e Hamasit më shumë se një vit më parë

Kjo do të thotë se 60 mijë njerëz të tjerë do të duhej të vdisnin që Izraeli të vriste të gjithë luftëtarët e Hamasit, tha ai – pa marrë parasysh dendësinë e popullsisë në Gazën jugore.


“Kjo do të jetë tepër e vështirë për komunitetin ndërkombëtar që ta përballojë”, thotë Bell.

Nga një perspektivë ushtarake, është “shumë e vështirë të shihet” se si Izraeli mund të përmbushë objektivat në jug.

“Por, është e qartë se IDF-ja është e vendosur të detyrojë Hamasin të jetë besnik ndaj fjalës së tij dhe nëse ata do të negociojnë një armëpushim, ata duhet t’i plotësojnë këto kërkesa dhe t’i përmbushin ato në kohë”, thotë ai.

IDF ka filluar fazën e dytë të ofensivës së saj, por kjo nuk i ndal negociatat, raporton skynews.

“Fakti i mirë është se të dyja palët po nxitojnë të arrijnë një armëpushim sepse duhet të zgjidhin çështjen e pengjeve, por për arsye të ndryshme”, thotë Bell.

Netanyahu thotë se luftimet kanë rifilluar pasi Hamasi shkeli planin e armëpushimit
Lexo po ashtu Netanyahu thotë se luftimet kanë rifilluar pasi Hamasi shkeli planin e armëpushimit

Por, negociatat do të bëhen më të vështira, me Hamasin që ka të ngjarë të kërkojë më shumë në këmbim të shkëmbimit të burrave dhe ushtarëve të IDF-së sesa gra dhe fëmijë.

“Unë pres që të shoh një rikthim të armëpushimit, por potencialisht do të jenë armëpushime sporadike pasi të arrihet marrëveshje për lirimin e pengjeve”, thotë Bell.

Ndryshe, Izraeli ka filluar sot ofensivën pas një armëpushimi disa ditor me Hamasin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori