Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi një fabrikë jug-koreane në Kolorado, dhe befasoi punëtorët kur tha se marina e tij ka një pajisje me kod për ta hedhur botën në ajër.
Gjatë turneut në objektin e kompanisë CS Wind në Pueblo, Biden iu afrua një punëtori të tretë që mbante një tastierë kontrolli në duar, transmeton Telegrafi.
“Marina ime ka një lloj pulle të ngjashme, por ka një kod për ta hedhur botën në ajër. Kjo e jotja nuk komandon bombat bërthamore apo jo”, u shpreh Biden, si duket bëri një deklaratë në formë shakaje. Të katërtit filluan të qeshin.
Presidenti amerikan kishte vizituar fabrikën si duket për t’u informuar me rrjedhën e punës aty.
Kompania jug-koreane CS Wind njihet nga Shtëpia e Bardhë si prodhuesja më e madhe në botë e kullave me erë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251