LAJMI I FUNDIT:

New York Times: Izraeli ishte në dijeni për planin e Hamasit më shumë se një vit më parë

New York Times: Izraeli ishte në dijeni për planin e Hamasit më shumë se një vit më parë

Zyrtarët izraelitë kishin pranuar një dokument që përshkruante planin e betejës të Hamasit për sulmin e 7 tetorit më shumë se një vit përpara se grupi militant të kryente sulmin, raportoi të enjten New York Times, duke cituar dokumente, e-mail dhe intervista.

Dokumenti afërsisht 40 faqe nuk jepte një datë për sulmin, por përshkruante “pikë pas pike” llojin e sulmit vdekjeprurës që Hamasi kreu në territorin izraelit në tetor, sipas Times, që shqyrtoi dokumentin e përkthyer, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite e hodhën poshtë planin, duke vlerësuar se do të ishte shumë i vështirë që Hamasi ta realizonte, sipas Times.

Dokumenti, të cilin autoritetet izraelite e quajtën “Muri Jericho “, detajonte një sulm që do të tejkalojë fortifikimet rreth Rripit të Gazës, do të pushtonte qytetet izraelite dhe do të synonte bazat kryesore ushtarake. Plani u krye me saktësi nga Hamasi më 7 tetor, raporti mediumi amerikan.

Në atë ditë, militantët e Hamasit thyen barrierat përtej kufirit nga Gaza në një sulm të koordinuar duke marrë më shumë se 200 pengje dhe duke vrarë 1,200 njerëz – sulmi më i madh i tillë ndaj Izraelit që kur u themelua vendi në vitin 1948.

Sulmi u pa gjerësisht si një dështim i madh i inteligjencës izraelite, me një numër zyrtarësh të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë që dolën përpara në tetor për të marrë përgjegjësinë deri në një farë mase për gabimet që çuan në sulme.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori