LAJMI I FUNDIT:

Barcelona merr ‘vendimin përfundimtar’ për Joao Cancelon

Barcelona merr ‘vendimin përfundimtar’ për Joao Cancelon

Barcelona thuhet se ka vendosur të nënshkruaj përfundimisht me mbrojtësin Joao Cancelo nga Manchester City, pasi t’i përfundoj huazimi në fund të sezonit.

Sipas Roger Torello të gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka marrë vendimin përfundimtar për të nënshkruar me Cancelon verën e ardhshme.

Si Xavi ashtu edhe drejtori sportiv Deco janë në një marrëveshje të fortë se Cancelo është jetik për projektin dhe duhet të regjistrohet si pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm.


Por, Cancelo ende i përket Manchester Cityt që e ka të lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2027.

Raportet e fundit tregojnë se City tani e vlerëson lojtarin në rreth 25 milionë euro me mbrojtësin që do të mbushë 30 vjeç majin e ardhshëm.

Barça është e gatshme të hyjë në një negociatë të gjatë që do t’i shohë ata të ulin çmimin përfundimtar për portugezin.

Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën
Lexo po ashtu Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Nga ana e Cancelos, vështirë se ka ndonjë pyetje në lidhje me angazhimin e tij ndaj Barcelonës. Lojtari është parë duke puthur stemën e Barçës dhe është parë duke i mësuar vajzës së tij se si të këndojë himnin e klubit.

Këtë sezon, portugezi ka qenë padyshim lojtari më i mirë i Barçës. Shkathtësia e tij e lejon atë të luajë si mbrojtës i majtë, i djathtë dhe si sulmues anësor. Ai ka pesë gola deri më tani, dy prej të cilëve në një paraqitje mahnitëse kundër Portos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kishin në skuadër, Perez tenton ta blejë në mënyrë të përhershme ish-lojtarin e Real Madridit

E kishin në skuadër, Perez tenton ta blejë në mënyrë të përhershme ish-lojtarin e Real Madridit

La Liga
A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

A festoi gjyqtari kur Dani Olmo humbi penalltinë në goditjen e parë?

La Liga
Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Premier League
Arsyeja e vërtetë që Arsenali vendosi të hiqte qafe Thierry Henryn

Arsyeja e vërtetë që Arsenali vendosi të hiqte qafe Thierry Henryn

La Liga
Ancelotti në telashe të mëdha, rrezikon të dënohet me katër vjet burg

Ancelotti në telashe të mëdha, rrezikon të dënohet me katër vjet burg

La Liga
Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq

Barcelona me njoftim për lëndimin e Dani Olmos, konfirmohet skenari më i keq

La Liga
Kalo në kategori