LAJMI I FUNDIT:

Man City gati të ‘lehtësojë largimin’ e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Man City gati të ‘lehtësojë largimin’ e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Manchester City raportohet se është gati të ‘lehtësojë largimin’ e një lojtari për shkak të marrëdhënieve të tij të këqija me trajnerin Pep Guardiola.

City lejoi largimin e lojtarëve si Ilkay Gundogan, Riyad Mahrez, Aymeric Laporte dhe Cole Palmer gjatë verës, pasi fituan paraprakisht tripletën.


Joao Cancelo gjithashtu u largua por jo në formë të përhershme, por në formë huazimi dhe atë dy herë brenda gjashtë muajve.

Reprezentuesi portugez iu bashkua Bayernit në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit dhe më pas fati bëri që ai të ballafaqohet me Cityn në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga liga e dytë arabe po planifikon transferimin befasues të Kevin De Bruyne
Lexo po ashtu Klubi nga liga e dytë arabe po planifikon transferimin befasues të Kevin De Bruyne

Cancelo e ndihmoi Bayernin për të fituar një tjetër titull të Bundesligas, por bavarezët nuk e aktivizuan opsionin e blerjes së tij përfundimtare.

Ish-lojtari i Valencias dhe Benfias ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe tani është duke luajtur në huazim tek Barcelona.

Gazeta katalanase Sport, ka raportuar se Arsenali dhe klubet nga Arabia Saudite ishin të interesuara për shërbimet e Cancelos, por ai kishte për synim vetëm Barcelonën.

Portugezi e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij tek katalanasit madje u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen e së martës ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka mundësinë për ta blerë kartonin e tij për 30 milionë euro por “Qytetarët” nuk janë të kënaqur me atë shumë.

Ylli i Man City pretendon se Bayern Munich u përpoq ta nënshkruante atë këtë verë, por klubi refuzoi ta shesë
Lexo po ashtu Ylli i Man City pretendon se Bayern Munich u përpoq ta nënshkruante atë këtë verë, por klubi refuzoi ta shesë

Kartoni i tij thuhet se vlerësohet të paktën 50 milionë euro, shumë kjo e cila mund të rritet në vazhdim në rast se paraqitjet e tij të mira me Barcelonën vazhdojnë.

Raporti i tij me Guardiolën besohet se është ‘i thyer’, andaj Cancelo e ka prioritet kalimin në mënyrë të përhershme në Spanjë dhe shpreson që klubi do të aktivizojë klauzolën e tij të lirimit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori