LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Man City pretendon se Bayern Munich u përpoq ta nënshkruante atë këtë verë, por klubi refuzoi ta shesë

Ylli i Man City pretendon se Bayern Munich u përpoq ta nënshkruante atë këtë verë, por klubi refuzoi ta shesë

Një pjesëtar i ekipit të Manchester Cityt që fitoi tripletën ka zbuluar se klubi e refuzoi një ofertë nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror.

City fitoi Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve edicionin që lamë pas dhe u bënë skuadra e parë që fitoi tripletën që prej se rivalët e tyre të qytetit Manchester United e kishin bërë të njëjtën gjë në vitin 1999.


Të besuarit e Guardiolës dominuan në të gjitha frontet dhe nga shumë njerëz u cilësuan si dukshëm skuadra më e mirë në planet.

Sidoqoftë, Guardiola e ka ditur që ishtë koha që disa lojtarë t’i japin fund ciklit të tyrë si futbollist të Cityt.

Riyad Mahrez dhe Aymeric Laporte u larguan në drejtim të Ligës Saudite tek Al-Ahli dhe Al-Nassr respektivisht, ndërsa Ilkay Gundogan iu bashkua Barcelonës dhe Cole Palmer kompletoi një transferim tek Chelsea.

Barazuan në shtëpi me Liverpoolin, Guardiola kritikon edhe tifozët e Man Cityt
Lexo po ashtu Barazuan në shtëpi me Liverpoolin, Guardiola kritikon edhe tifozët e Man Cityt

Një person që nuk u lejua të largohej ishte portieri i dyte, Stefan Ortega përkundër mungesës së minutave.

Që kur mbërriti nga Arminia Bielefield vitin e kaluar, Ortega është paraqitur në vetëm katër ndeshje në Ligën Premier.

Me Ederson si opsioni i parë për portën e “Qytetarëve”, hera e fundit kur Ortega u paraqit ishte në tetor të këtij viti në fitoren me rezultat 2-1 ndaj Brightonit.

31-vjeçari ishte futur në radarin e gjigantit gjerman Bayern Munich, të cilët kishin nevojë për një portier të ri pasi Neuer theu këmbën në shkurt.

“Ju mund ta keni parë se Bayern kishte shfaqur interesim por të gjithë personat tek City thanë njëzëri: ‘Ne nuk do të lejojmë largimin e Stefan tani’”, ka thënë Ortega në një intervistë për DAZN.

Ortega mund të rikthehet në portë nesër (e martë) kur City do të jetë nikoqir i Leipzigut në “Etihad” në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi që kampioni anglez tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori