LAJMI I FUNDIT:

Silvio Gonzato caktohet ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë

Silvio Gonzato caktohet ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell bëri me dije emrat e disa ambasadorëve të rinj të unionit, të do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të unionit mes të cilëve dhe Shqipëria.

Kështu, Silvio Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.

Gonzato ka shërbyer më herët si zv/ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.


Misioni i Gonzato në Tiranë pritet të nisë formalisht më 1 dhjetor 2023. /Telegrafi/