LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Masat e BE-së kanë pasur efekt në Raportin e Progresit për Kosovën

Bislimi: Masat e BE-së kanë pasur efekt në Raportin e Progresit për Kosovën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në debatin parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, ka thënë se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian kanë pasur efekt në përpilimin e këtij raporti dhe vlerësimin që i është bërë Kosovës.

Sipas tij, masat që janë në fuqi bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE.


Ai tutje ka thënë se Kosova ka bërë hapat e duhur, prandaj “është e rëndësishme që BE-ja sa më shpejt t’i heqë këto masa, të cilat janë të kthyeshme dhe pa pasoja”.

“Ne e përkrahim pakon për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk duhet të ketë fonde e përfitime pa i përqafuar vlerat e BE-së. Ne besojmë se masat në fuqi kanë pasur efekt në raport. Është e rëndësishme që BE-ja t’i heq këto masa”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, Raporti e përgëzon Kosovë për politikën e jashtme për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kosova është lavdëruar edhe për bashkëpunimin rajonal”, ka shtuar zëvendëskryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Kush është Sara Gezdari, shqiptarja e parë kandidate për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik

Lajme
Kalo në kategori